Prishtinë

Panairi 18-të i Librit, Albas sjell mbi 50 tituj të rinj

Përkushtimi në sjelljen e gjërave të reja është qëllimi në vete për familjen Albas, sepse lexuesi shqiptar e meriton një gjë të tillë, derisa ka shtuar se janë mbi 50 tituj të rinj për lexues të moshave dhe të fushave të ndryshme

Nisin përgatitjet e shtëpive botuese që do të marrin pjesë në Panairin e 18-të Librit Prishtinë. Panairi do të hapet në datën 7 qershor dhe do të qëndrojë i hapur deri në 12 qershor.

Në stendën e Shtëpisë Botuese Albas do të gjeni tituj të rinj për të gjitha grupmoshat. Fatlum Hetemi drejtues i Albas në Prishtinë, ka treguar se çdo vit mundohemi të sjellim risi, jo vetëm me libra, por edhe me mënyrën e organizimit brenda organizimit të Panairit të Librit.

Sipas Hetemit, përkushtimi në sjelljen e gjërave të reja është qëllimi në vete për familjen Albas, sepse lexuesi shqiptar e meriton një gjë të tillë, derisa ka shtuar se janë mbi 50 tituj të rinj për lexues të moshave dhe të fushave të ndryshme, duke i ofruar lexuesit shqiptar mundësi të reja për t’u argëtuar e për t’u thelluar në ngritjen e vetëdijes shkencore, kulturore, letrare e edukative.

Libri “Legjenda dhe vende shqiptare” është një ndër këta tituj të rinj, i cili vjen ndryshe për lexuesin. Legjenda fantastike të disa prej vendeve shqiptare, si dhe fotografi të mrekullueshme të këtyre qyteteve janë mundësi për lexuesin që të njihen jo vetëm me këto legjenda mbi këto qytete, por edhe me secilin qytet përmes fotografive të mrekullueshme.

Hetemi thotë se panairet janë domosdoshmëri pikërisht për shkak mundësive që ofrohen jo vetëm për shtëpitë botuese, por edhe për lexuesin. “E, ky panair,që do të mbahet në Prishtinë, e që realisht ka karakter gjithë shqiptar, është mundësi e madhe për shpalosjen e gjërave të reja që vijnë nga botuesit, si dhe mundësitë që do të kenë lexuesit në raport me këto të reja”, është shprehur Fatlum Hetemi për gazetën “Zëri”.

(Portali Shkollor)

2,000 Lexime
7 vjet më parë