Prishtinë

Panairi i 18-të i Librit, fluks vizitorësh në stendën e Albas

Mbi 50 tituj të rinj sjell Albas për lexuesit e të gjitha grupmoshave dhe fushave të ndryshme, duke ofruar më shumë mundësi të reja për t’u argëtuar e për t’u thelluar në ngritjen e vetëdijes shkencore, kulturore, letrare e edukative

Stenda e Shtëpisë Botuese Albas në Panairin e 18-të të Librit në Prishtinë është vizituar nga lexues të të gjitha grupmoshave. Fatlum Hetemi, drejtues i Albas në Prishtinë tregon se të gjitha grupmoshat janë interesuar dhe kanë gjetur librat e tyre të preferuar nëstendën e Albas.


Mbi 50 tituj të rinj sjell Albas për lexuesit e të gjitha grupmoshave dhe fushave të ndryshme, duke ofruar më shumë mundësi të reja për t’u argëtuar e për t’u thelluar në ngritjen e vetëdijes shkencore, kulturore, letrare e edukative.


Libri “Legjenda dhe vende shqiptare” është një ndër këta tituj të rinj, i cili vjen ndryshe për lexuesin. Legjenda fantastike të disa prej vendeve shqiptare, si dhe fotografi të mrekullueshme të këtyre qyteteve janë mundësi për lexuesin që të njihen jo vetëm me këto legjenda mbi këto qytete, por edhe me secilin qytet përmes fotografive të mrekullueshme.

Libri më i kërkuar nga lexuesit në Prishtinë është “Femra të mençura zgjedhje të gabuara”.


Në stenden e Albas ishin sot nxënësit e Shkollës së Gjelbërt.

Panairi i 18-të i Librit në Prishtinë është do të qëndrojë i hapur deri në 12 qershor.

2,212 Lexime
8 vjet më parë