Pik’EON – Revistë shkollore nga Shtëpia Botuese Albas
Nga ky muaj, Shtëpia Botuese Albas sjell revistën Pik’EON, botim fizik për klasat 1-5. Tregime, poezi, lojëra mendore dhe aktivitete kreative që zhvillojnë shprehi leximi, mendim kritik dhe kreativitet, duke ofruar një eksperiencë leximi jashtë ekranit.
Nga ky muaj, Shtëpia Botuese Albas sjell për nxënësit e klasave 1-5 revistën Pik’EON, një botim fizik që synon të bëjë leximin argëtues dhe kreativ.
Pik’EON –Eksploro, Ofro, Ndriço
Revista Pik’EON është krijuar për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë:
- Shprehi leximi, fjalor dhe kuptim të tekstit;
- Mendim kritik, përmes pyetjeve dhe detyrave;
- Kreativitet, përmes aktiviteteve praktike.
Çfarë përmban Pik’EON?
- Tregime dhe poezi të shkurtra;
- Lojëra mendore dhe sfida të vogla;
- Kuriozitete që nxisin pyetjet “Pse?” dhe “Si?”;
- Aktivitete kreative për klasë dhe shtëpi.
Në kohën e digjitalizimit, ku fëmijët kalojnë shumë kohë përpara ekranit, Pik’EON vjen si një botim fizik me vlerë të veçantë: ajo i ofron nxënësit një eksperiencë leximi të qetë, pa ndërprerje, dhe stimuj kreativë që nuk mund t’i sjellë gjithmonë ekrani.
Prindër dhe mësimdhënës, nëse doni që fëmijët të lexojnë me dëshirë, jo me detyrim, Pik’EON është për ta.
Ideatorët e revistës janë Jeta Kingji Kastrati dhe Alida Thaçi, të cilat synojnë të bëjnë fëmijët jo vetëm lexues, por edhe krijues. Nxënësit mund të dërgojnë punimet e tyre në adresën e emailit: [email protected], dhe të bëhen pjesë e revistës.
Pik’EON është perfekt si material shtesë në klasë ose si lexim i qetë në shtëpi. Siç thonë krijuesit: “Një revistë në dorë sot, një lexues i sigurt nesër!”.
Ftohen të marrin pjesë shkollat, nxënësit dhe prindërit nga e gjithë Kosova për të eksploruar, ofruar dhe ndriçuar botën e leximit me Pik’EON.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Albas në Panairin e Librit në Shkup: Tituj të rinj dhe zbritje speciale nga data 8 deri 14 maj
"160 vite me Lizën"- Albas sjell në shqip edhe klasikun e radhës "Liza përtej pasqyrës"
"Ylli i zemrës"-Lasgush Poradeci, lexim i komentuar nga Rita Petro