Trajnim për mësuesit e Kosovës

QTPA trajnim falas për mësimdhënësit në Kosovë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”

QTPA do të zhvillojë më 13 maj, ora 10:00, trajnimin online për modulin: “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”.Trajnimi do të ofrohet falas në mbështetje të mësimdhënësve të Kosovës.Nëse jeni të interesuar regjistrohuni në formularin e mëposhtëm.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas do të zhvillojë në datë 13 maj 2023, ora 10:00, trajnimin për modulin: “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”. 


Moduli synon:


Të rrisë nivelin e njohjes dhe të kuptuarit të mësuesve mbi metodat dhe teknikat e përdorura në mësimin online dhe atë prezent duke zhvilluar aftësitë e mësuesve në përdorimin e platformave të ndryshme (ZOOM, Google  Classroom dhe Akademi.al) për një mësimdhënie-mësimnxënie të Suksesshme.


Moduli trajton: 

1. Rëndësia e digjitalizimit në arsimin parauniversitar, vështirësitë e hasura dhe ndarja e eksperiencave të mësuesve mbi mësimdhënien online.

2. Përdorimi i platformave Zoom, Google Classroom, Akademi.al. Diskutime rreth tyre.

3. Mësimdhënia online kundrejt mësimdhënies në klasë.

4. Zgjidhjet dhe risitë e mësimdhënies online.

5. Mbështetja e individualizuar për nxënësit, mësuesit dhe familjet.

6. Sfidat e kalimit nga njëra metodë në tjetrën.


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom dhe do të shpërndahen certifikata për pjesëmarrje. Është pa pagesë. 


Për të marrë pjesë në trajnim, plotësoni të dhënat e mëposhtme dhe regjistrohuni në të.

Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:

numrin e telefonit: +38344183816 

ose në adresën elektronike: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,481 Lexime
11 muaj më parë