TRAJNIM

QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 4 korrik trajnimin për modulin “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. Më poshtë gjeni detajet dhe linkun e regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 04.07.2024, ora 10.00 trajnimin për modulin:

 “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”. 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit fillor dhe të mësuesve të gjuhës shqipe dhe mësuesit e lëndëve shoqërore në lidhje me aftësitë e të lexuarit, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:

  • Rëndësia e të lexuarit në jetën e individit 
  • Kurrikula dhe të lexuarit
  • Të lexuarit si proces
  • Aftësitë (shkathtësia) e të lexuarit
  • Raporti i të lexuarit me të kuptuarin


 Përfituesit nga trajnimi:

Mësues të arsimit fillor 

Mësues të AMU/AML 

Drejtues shkollash 

Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim linku i mëposhtëm:


https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17337


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,160 Lexime
5 muaj më parë