URIM

Stafi ALBAS: I mbarë qoftë për ju ky vit shkollor, 2020-2021

Stafi i shtëpisë botuese ALBAS uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Shqipërisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, si dhe ata në diasporë, me të cilët bashkëpunon prej shumë vitesh: "I mbarë qoftë për ju ky vit shkollor, 2020-2021!

Stafi i shtëpisë botuese ALBAS uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit e Shqipërisë, të Kosovës, të Luginës së Preshevës të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, si dhe ata në diasporë, me të cilët bashkëpunon prej shumë vitesh:


"I mbarë qoftë për ju ky vit shkollor, 2020-2021!


Ndonëse është një situatë e vështirë dhe e pazakontë, ne mendojmë se do t'ia dalim të gjithë së bashku. ALBAS, nëpërmjet Portalit Shkollor ( http://www.portalishkollor.al/), dhe faqes https://albas.al/ ashtu si gjatë muajve të karantinës, do t'i mbështetë mësuesit me materiale ndihmëse, informacione plus e trajnime online, si dhe nxënësit me orë mësimi online të zhvilluara nga mësues me përvojë. Po kështu, ju mësues dhe nxënës do të keni mundësi të përdorni të gjitha tekstet digjitale falas (mjafton të përdorni kodin e vendosur në kopertinën e librit fizik). Gjithashtu, në dispozicionin tuaj do të jetë dhe libraria online https://www.librarialbas.al/ për çdo kërkesë që lidhet me tekstet mësimore, materialet ndihmëse e botime të tjera jashtë shkollore.


Kujdesuni për veten, higjienën, mbajtjen e maskës, se kështu kujdeseni për prindërit, gjyshërit dhe njerëzit e dashur që ju rrethojnë!


Një përqafim i madh për ju të gjithë!


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,855 Lexime
3 vjet më parë