18 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, nga ngritja e flamurit te seanca solemne!
Më 17 shkurt, Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ditë krenarie e kujtese kombëtare. Aktivitetet nisën me ngritjen e flamurit e vijojnë me homazhe, seancë solemne dhe koncert festiv, duke nderuar rrugëtimin historik drejt lirisë dhe shtetësisë së plotë të Republikës së Kosovës.
Këtë 17 shkurt, Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të vendit. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Me rastin e këtij përvjetori, institucionet shtetërore kanë organizuar një sërë aktivitetesh zyrtare dhe ceremoniale, duke nisur nga ngritja e flamurit në oborrin e godinës së qeverisë , te mbledhja solemne e qeverisë.
Agjenda e manifestimeve shtetërore:
07:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverisë)
07:20 – Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)
07:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi “Ibrahim Rugova”)
07:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)
08:00 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)
08:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)
09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)
11:25 – Nderime te Monumenti “Heroinat” (Rr. Luan Haradinaj)
11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës (Rr. Luan Haradinaj)
17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri
20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë)
Dita e Pavarësisë përkujton sakrificën dhe rrugëtimin e gjatë drejt lirisë, duke bashkuar qytetarët në nderim të figurave historike dhe në festim të arritjeve shtetërore.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur
Virion Graçi: Ironia tragjike e Konstandinos Kavafis, poezia dhe drama e njeriut modern