22-vjeçari i apasionuar pas elektronikës

Arvid Breçani, 22-vjeçari nga Tropoja është i apasionuar pas elektronikës. Ai eksperimenton dhe krijon gjëra të ndryshme elektronike

Arvid Breçani, 22-vjeçari nga Tropoja është i apasionuar pas elektronikës. Ai eksperimenton dhe krijon gjëra të ndryshme elektronike. Në atmosferën e festave të nëntorit Arvidi realizoi një shqiponjë dykrenare. Ishte një punim për të cilin ai punoi intensivisht. Sytë janë të ndërtuar me drita të kuqe, ndërsa të këmbët ka një neon të kuq. Krahët e shqiponjës lëvizin dhe të krijojnë përshtypjen sikur ajo po fluturon.

Punimin e parë Arvidi e ka realizuar kur ishte 10 vjeç. Ai lidhi 2 llampa me një bateri.

Më parë ka realizuar një sistem dritash të cilat fiken dhe ndizen sipas ritmit të muzikës. Njohuritë e mira mbi qarqet elektrike ia kanë bërë më të lehtë punën për ndërtimin e këtij sistemi elektrik. Dritat i ka marrë nga çakmakë dhe ka dashur krijuar një ambient diskoje në dhomën e tij. Pjesë e “diskos” se Arvidit është edhe një llampe e cila ndizet me anë të prekjes. Duke përdorur llampat e marra nga çakmaku ai ka bërë të mundur që këto drita të ndizen kur bie zilja e telefonit.

Me mjete rrethanore ka formuar një shatërvan i cili përbëhet nga një pompë me korent që shërben për qarkullimin e ujit, shatërvanin e ka dekoruar e disa gurë të cilët i kanë dhënë një pamje të këndshme. Estetikisht shatërvanët i pëlqen shumë dhe i cilëson si pjesa më e “gjallë” në një oborr shtëpie.

Ai ka realizuar edhe një sistem tjetër elektrik. Një hidrocentral të vogël. Ujin e merr nga çezma dhe përdor dy turbina. Arrin të prodhojë energji me të cilën ndizet llampa dhe disa pajisje të tjera. Arvidi gjithë pasion thotë se po të kishte mundësi do të prodhonte energji elektrike për familjen e tij dhe gjithë fshatin.

Ai punon të paktën 4 orë në ditë, por ka ditë që shkëputet nga puna vetëm për pak çaste, sa të ushqehet.

Portali Shkollor i uron Arvidit suksese në rrugën që ka zgjedhur.

1,547 Lexime
8 vjet më parë