
“Figura e mësuesit, vlera që nuk humbet kurrë”
Me rastin e fillimit të vitit shkollor, mësuesja Aida Haxhiu sjell një mesazh frymëzues për figurën e mësuesit, duke e parë atë me sytë e prindit, nxënësit, komunitetit, drejtorit e qeveritarit. Ajo thekson rëndësinë e bashkimit, vlerave dhe ekipit për një vit të suksesshëm 2025-2026.
Të dashur kolegë!
Nëse do të flisja si prind, do të thoja, se figura e mësuesit është e veçantë për ta, pasi na besojnë fëmijët.
Nëse do të flisja si nxënës, do të dëshiroja buzëqeshje dhe interesim të shtuar të mësuesit.
Nëse do të isha pjesë e komunitetit, do të doja të isha më pranë shkollës për ta kuptuar mësuesin dhe ndihmuar atë.
Nëse do të isha drejtor, do të mbështesja me forcë arritjen dhe do të isha i barabartë me të gjithë.
Nëse do të isha qeveritar, do të ndërtoja strategji për të rritur figurën e mësuesit, për t’i dhënë atij vendin e nderuar, që duhet të ketë në shoqëri.
Kolegë të dashur!
E kemi vetë në dorë për ta bërë vitin të bukur dhe me rezultate, kur jemi të bashkuar e funksionojmë si ekip.
Vërtetësia në vlerat tona nuk humbet asnjëherë.
Shëndet dhe mirësi për vitin 2025-2026.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Luan Stafasani: "Dashuri s'mundi të ishte". (Jeta prapë vazhdon).
11 shtator, dita e parë e shkollës