Shkodër

Shpallen fituesit e “Festivalit të Poezisë së Pabotueme”

Festivali u hap me interpretimin e aktorit të Teatrit Migjeni Nikolin Ferketa me poezinë e Arian Shporit, më pas u lexua poezia e shkrimtarit Ernest Koliqi “Shkodra n’nade” nën interpretimin e aktores së re Vivian Mehmeti

Mbyllet “Festivalii Poezisë së Pabotueme”, edicioni 7 dhe shpallen fituesit. Aktiviteti u zhvillua në “Vilën e Zogut”, mes Taraboshit dhe liqenit të Shkodrës, në 133 shkallë të mbushura me një ekspozitë pikture të Fatlum Doçit, me artistë të rinj shkodranë, me instrumente të ndryshme dhe me poezi. Në këtë atmosferë, ku skena ishte në natyrë, poezia ishte rrezja më e fortë e asaj dite vere.

Festivali u hap me interpretimin e aktorit të Teatrit "Migjeni" Nikolin Ferketa me poezinë e Arian Shporit, më pas u interpretua poezia e shkrimtarit Ernest Koliqi “Shkodra n’nade” nën interpretimin e aktores së re Vivian Mehmeti (fituese si interpretuesja më e mirë e vitit në Tiranë) dhe moderatorit Besart Jacaj.

Festivali përbehej nga tre juri: juria e medieve, kritika letrare dhe juria e aktorëve. Anëtarët e jurisë ishin: Freskida Miloti, Emi Kalaja, Sidola Osja, Alma Mehmeti, Erjona Rusi, Zija Vukaj, Pjaver Kroni, Merita Smaja, Alma Hoti, Festim Abdyli, Besmir Haliti dhe Alfred Trebicka.

Fituesit e festivalit

  • Çmimi i Medias - Argëzon Sulejmani
  • Çmimi i Intepretimit - Arjola Zadrima
  • Çmimi i tretë - Elvis Ndoja
  • Çmimi i dytë - Arjola Zadrima
  • Çmimi i parë - Melita Vjerdha

2,794 Lexime
7 vjet më parë