Botim i ri nga Albas: “Fjongon e kuqe le ta marrë era” nga Ervin Nezha

ALBAS sjell romanin e ri të Ervin Nezhës, “Fjongon e kuqe le ta marrë era”, një rrëfim mbi izolimin, frikën dhe dëshirën për të zbuluar botën e jashtme. Përmes historive mistike dhe përplasjes mes dy realiteteve, autori eksploron vetminë dhe çastin kur muret e ngritura rreth vetes nisin të shemben.

Ervin Nezha është një nga zërat e rinj të letërsisë bashkëkohore shqipe. Ai e ka ndërtuar krijimtarinë e tij në prozë me botimet “Të vdesësh nën diell”, “Tri tavernat” dhe “Erërat që trazojnë mjegullën”, të gjitha të botuara nga shtëpia botuese “Albas”. Me përmbledhjen me tregime, Nezha u vlerësua ndër tri krijimet më të mira në konkursin e Karantinës, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.


Romani i tij më i ri, “Fjongon e kuqe le ta marrë era”, është një rrëfim mbi njeriun mes dy realiteteve që përplasen me njëri-tjetrin, mbi izolimin, frikën nga bota e jashtme dhe çastin kur muret që kemi ngritur rreth vetes fillojnë të shemben.


Në qendër të historisë është një djalosh pa emër, i cili, mes netëve të kaluara pranë dritares, historive mistike të gjyshes dhe jetës së veçuar pranë të atit, nis të ndiejë thirrjen e një bote tjetër. Një botë që vjen nga larg, por që dalëngadalë po i afrohet.




© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

151 Lexime
14 orë më parë