FILIALI I ALBAS

Një dekadë Albas Preshevë dhe kontributi i veçantë për nxënësit shqiptarë të Luginës

U mbushën 10 vjet që nga hapja e filialit të shtëpisë Botuese "Albas" në Luginën e Preshevës. Ky filial padyshim ka shërbyer si një mundësi për nxënësit shqiptarë atje,sa u përket teksteve shkollore e literaturës shqipe. Diçka për rrugëtimin e këtij filiali rrëfen Përgjegjësi i Albas në Luginë,Qëndrim Hetemi.

Sa herë kemi pasur mundësinë të dëgjojmë lajme të mira nga Lugina e Preshevës në drejtim të arsimitAlbas ka qenë kontibuese, pasi filiali i saj atje ka dhuruar dhe ofruar shpesh herë libra për nxënësit shqiptarë në mënyrë që edhe ata të ndihen të barabartë me nxënësit në Tiranë, Prishtinë e Tetovë sa i përket teksteve shkollore e literaturës shqipe. 


Në fakt sot mbushet një dekadë që nga hapja e degës së Albas në Preshevë. 


Ky filial vlen të thuhet se ka shërbyer jo vetëm në sigurimin e teksteve shkollore, por edhe në përmbajtjen cilësore të tyre.


Përgjegjësi i ALBAS në Kosovë, Qëndrim Hetemi e kujton kështu këtë ditë të veçantë para dhjetë vitesh: “Ishte viti 2011 kur ne hapëm filialin e Shtëpisë Botuese Albas për Luginën. Rrezet e diellit ndriçonin Shkupin atë ditë kur u takuam me Profën Latif e Dritonin për t’i parë mundësitë ligjore për konkretizimin e kësaj iniciative. Ne kishim veç pasionin e dashurinë për librin, ndërsa Profa, përpos kësaj, kishte edhe përvojën briliante në këtë drejtim. Na këshilloi gjer në detaje e na garantoi se do ta kishim mbështetjen e tij dhe të Ritës. Vërtet ashtu ndodhi, sepse nga ajo ditë bashkërendimi me Tiranën, Prishtinën e Tetovën ka qenë shumë korrekt dhe nxënësit shqiptarë në Luginë i kanë mundësitë e barabarta, sa u përket teksteve shkollore e literaturës shqipe, me nxënësit në Tiranë, Prishtinë e Tetovë. Pas kësaj, brenda këtij dhjetëvjeçari çdo gjë është përpjekje e mrekulli”. 


Zoti Hetemi ka theksuar gjithashtu se gjatë këtij rrugëtimi të Albas në Preshevë ka ndikuar edhe puna e mrekullueshme me bashkëpunëtorët, teksa bënë edhe një falënderim të veçantë për ta: “Takuam shumë njerëz të ndershëm e punëtorë, të cilët jo veç na mbështetën, por edhe e mundësuan rritjen tonë. Prandaj, me përulësi prej respekti, Ju themi faleminderit: klientëve që na rrinë besnikë nga dita e parë, atyre që na këshillojnë e na kritikojnë, dhe ambasadave e institucioneve brenda e jashtë vendit! Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe në dhjetëvjeçarin e dytë. Ju faleminderit shumë!”.


Suksese Albas Preshevë!



Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,506 Lexime
3 vjet më parë