Cili është sporti më i ndjekur?

10 sportet më të pëlqyera në botë

Cili sport mendoni ju se është sporti më i pëlqyer dhe më i shikuar në botë? Ka disa sporte të cilat nuk kanë miliona ndjekës por miliarda. Kjo listë bazohet në numrin e fansave, numrin e njerëzve që luajnë, stadiumet nëpër botë etj.

Ka shumë lloje sportesh nëpër botë. Disa luhen vetëm brenda një zonë të caktuar dhe janë shumë pak të njohura në pjesë të ndryshme të botës. Ka sporte të cilat janë luajtur në kohët e lashta, por që janë zhdukur me kalimin e kohës. Pastaj janë disa lojëra të tjera të cilat nuk janë dëgjuar kurrë më parë. Disa janë popullore ndërsa të tjera janë lojëra të cilat pothuajse çdo njeri i ka dëgjuar ose ka luajtur më parë.


Cili mendoni ju se është sporti më i pëlqyer dhe më i shikuar në botë? Ka disa sporte të cilat nuk kanë miliona ndjekës por miliarda. Kjo listë bazohet në numrin e fansave, numrin e njerëzve që luajnë, stadiumet nëpër botë, kampionatet dhe turnet që zhvillohen.

10. Basketboll

Ndjekës: 400 milion

Origjina: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Popullariteti: Europë, Afrikë, Azi, Amerikë, Australi

Organi drejtues: International Basketball Federation (FIBA) (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit)

Formati i sportit: Nga 5 lojtarë secili ekip

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme: FIBA Basketball World Cup (Kupa e Botës në Basketboll), NBA (National Basketball Association) në SHBA, Lojërat Olimpike.

9. Futbolli Amerikan

Ndjekës: 400 milion

Origjina: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Popullariteti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë, Japoni

Organi drejtues: International Federation of American Football (IFAF) (Federata Ndërkombëtare e Futbollit Amerikan)

Formati i sportit: Nga 11 lojtarë secili ekip

Disiplinë olimpike: Jo

Kompeticionet më të rëndësishme: NFL (National Football League) në SHBA, IFAF World Championship (Kampionati Botëror)

8. Golf

Ndjekës: 450 milion

Origjina: Skoci

Popullariteti: Europë, Azi, Amerikë, Kanada

Organi drejtues: International Golf Federation (IGF) (Federata Ndërkombëtare e Golfit)

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme për meshkuj: The Open Championship, The Masters, The US Open, The PGA Championship.

Kompeticionet më të rëndësishme për femra: ANA Inspiration, The KPMg Women`s PGA Championship, US Women`s Open, Ricoh Women`s British Open, The Evian Championship.

7. Bejsboll

Ndjekës: 500 milion

Origjina: Angli

Popullariteti: Amerikë, Japoni

Organi drejtues: International Baseball Federation (IBAF) (Federata Ndërkombëtare e Bejsbollit)

Formati: Nga 9 lojtarë secili ekip

Disiplinë olimpike: U largua si disciplinë pas Lojërave Olimpike të vitit 2008

Kompeticionet më të rëndësishme: World Series, Premier12 World Championship, World Baseball Classic.

6. Tenis në tavolinë (Ping-Pong)

Ndjekës: 850 milion

Origjina: Angli

Popullariteti: Europë, Afrikë, Azi, Amerikë

Organi drejtues: International Table Tennis Federation (ITTF) (Federata Ndërkombëtare e Tenisit në Tavolinë)

Formati: i vetëm, çifte

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme: Lojërat Olimpike, World Table Tennis Championships, World Team Table Tennis Championships, The Table Tennis World Cup, Commonwealth Games, Paralympics

5. Volejboll

Ndjekës: 900 milion

Origjina: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Organi drejtues: Federation Internationale de Volleyball (FIVB) (Federata Ndërkombëtare e Volejbollit)

Formati: Në dyer të mbyllura nga 6 lojtarë secili ekip, në plazh nga 2 secili ekip.

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme me dyer të mbyllura: World Championship, Lojërat Olimpike, World Cup, World Grand Champions Cup, Voleyball Nations League

Kompeticionet më të rëndësishme në plazh për meshkuj dhe femra: Lojërat Olimpike, World Championship, World Tour 

4. Tenis

Ndjekës: 1 miliard

Origjina: Angli

Popullariteti: Europë, Azi, Australi, Amerikë

Organi drejtues: International Tennis Federation (ITF) (Federata Ndërkombëtare e Tenisit)

Formati: i vetëm, çifte, çifte të përziera

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme: Australian Open, The French Open, Wimbledon, The US Open (Tennis)

Kompeticionet më të rëndësishme për ekipe (çifte): Davis Cup (meshkuj), Fed Cup (femra), Hopman Cup (meshkuj/femra), Laver Cup (meshkuj)

3. Hokej në fushë

Ndjekës: 2 miliard

Origjina: Angli

Popullariteti: Europë, Azi, Zelanda e Re, Australi

Organi drejtues: International Hockey Federation (IHF) (Federata Ndërkombëtare e Hokejt)

Formati: Nga 11 lojtarë secili ekip

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme: Lojërat Olimpike (çdo 4 vjet), Hockey World Cup (çdo 4 vjet midis viteve të lojërave olimpike.), Hockey Champions Trophy (zhvillohet çdo vit për 6 kombet më të mira në rënditje.), Hockey Champions Challange (zhvillohet çdo vit për ekipet e rënditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 16-të në botë.), Hockey Champions Challange II (zhvillohet çdo vit për ekipet e rënditura nga vendi i 17-të deri në vendin e 24-të në botë.)

2. Kriket

Ndjekës: 2.5 miliard

Origjina: Angli

Popullariteti: Azi, Australi, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, Afrikë, Karaibe

Organi drejtues: Body International Cricket Council (IÇ)

Formati: Nga 11 lojtarë secili ekip

Disiplinë olimpike: Jo

Kompeticionet më të rëndësishme: Lojërat Olimpike, IÇ Cricket World Cup, Women`s Cricket World Cup, IÇ Champions Trophy, IÇ World TWenty20, Ashes series, Hong Kong Sixes, World Test Championship

1. Futboll

Ndjekës: 3.5 miliard

Origjina: Angli

Popullariteti: Europë, Afrikë, Azi, Amerikë

Organi drejtues: Federation Internationale de Football Association (FIFA) Federata Ndërkombëtare e Futbollit)

Formati: Nga 11 lojtarë secili ekip

Disiplinë olimpike: Po

Kompeticionet më të rëndësishme: FIFA World Cup (Kupa e Botës), FIFA Confederations Cup (Kupa e Konfederatave – Fitueset respektive të kupave kontinentale), UEFA European Football Championship (Europiani), CAF Africa Cup of Nations (Kupa e Afrikes), CONMEBOL Copa America (Kupa e Amerikës Latine), CONCACAF Gold Cup (Kupa e Amerikës Veriore dhe Qëdnrore), Asian Cup (Kupa e Azisë), FIFA Club World Cup (Kupa e Botës për klube), UEFA hampions League (Kupa e Kampionëve), CAF Champions League (Kupa e Kampionëve në Afrikë), CONMEBOL Copa Lipertadores (Kupa e Kampionëve në Amerikën e Jugut), CONCACAF Champions League (Kupa e Kampionëve në Amerikën Veriore dhe Qëndrore).


(Portali Shkollor)

968 Lexime
11 muaj më parë