Albas për shoqërinë



Misioni i ALBAS –grup: Shtëpia botuese ALBAS është bërë lider në tregun e librit shkollor. Kjo për arsye se vizioni i saj përputhet me vizionin e një biznesi që synon siguri dhe besueshmëri në të ardhmen.

Filozofia e shtëpisë botuese ALBAS: Edukimi i komunitetit në përputhje me standardet bashkëkohore.

 

Lidershipi: Guximi për të përballuar çdo sfidë që lidhet me politikat arsimore; vendosmëria për të mos prishur rregullat e tregut konkurrues; synimi për ta mbështetur gjithnjë biznesin tonë mbi cilësinë, që siguron besueshmërinë.

Besueshmëria: Ne nuk prodhojmë dhe nuk tregtojmë thjesht libra. Përpiqemi që njohuritë shkencore në tekste t’i sjellim me metoda bashkëkohore dhe me një frymë moderne që synon një emancipim kulturor gjithëpërfshirës të brezit të ri.