"5 Maj"- poezi nga mësuesja Drita Topjana
Poezi me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, 5-Majit, nga mësuesja e ciklit fillor Drita Topjana, e cila ka pasion edhe të shkruarit e poezive.
Pyesin vogëlushët,
se çfarë është 5 Maj?
Si t'ua shpjegoj,
trimërinë tuaj të rrallë?
5 Maj është një ditë e bekuar,
në Shqipëri për t'u përkujtuar,
sepse me mijëra yje u flijuan,
për ju, për ne, për liri e për atdhe.
Që ju të rriteni të lumtur,
e të ndjeheni krenar.
Sa herë që nëpër botë,
ta përmendni, emrin shqiptarë.
Dhe bota sot na njeh nga bëmat e tyre,
si Skënderbeu, Qemali,
Isa Boletini në Londër,
Fishta, Naimi, Çajupi e me radhë.
Edhe pse pa bukë e të rreckosur,
luftuan me nder e me dinjitet,
kurrë s'u përulën, para armikut,
dhe ja shpëtuan emrin Shqipërisë.
Autore: Drita Gjaci Topjana (05.05.2021)
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Të gjithë jemi të ndryshëm, por jemi të barabartë
Ja çfarë duhet të dijë një fëmijë para se të bëhet 10 vjeç