Detyrë Kursi

Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy

Të nderuar lexues ju ftojmë të lexoni një detyrë kursi të përgatitur nga Enilda Bulicka, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë, lënda Antropologji e Njeriut.

Çështjet që do të trajtoj në këtë detyrë:

·        Kush  është Albert  Kamy ?

·        Subjekti  i  veprës  “I Huaji”

·        Kush  është Merso ?

·        Për  veprën

·        Karakteri i Mersos

·        Disa citime nga libri   


Kush është Albert Kamy ?

Albert Kamy lindi në 7 nëntor 1913 në Mondovi ku studioi letërsinë dhe filozofinë. Për shkak të sëmundjes nga tuberkulozi nuk ndoqi karrierën universitare, por filloi të punojë si gazetar. Në vitin 1941 botoi romanin  “I Huaji”. Botoi edhe shumë vepra të tjera. Në vitin 1950 Albert Kamy u shpërblye me çmimin “Nobel” për letërsi. Vdiq në 4 janar 1960 në një  aksident.


Subjekti i veprës “I Huaji”

Në romanin “I Huaji” shkrimtari francez rrëfen historinë e një njeriu i cili bëhet vrasës.  Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme përshkruan ditët e mërzitshme  derisa ndodhet në një vrasje. Ai vret një arab. Në pjesën e dytë, Merso rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje. Ky roman i shkurtër ndahet në tre vdekje.  Fillon me vdekjen e nënës së personazhit kryesor në azilin e pleqve në Marengo. Pason lukuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersos. Albert Kamy portretizon një njeri me  pak kontakte sociale që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon këta të fundit t’i afrohen. Ai  mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve.


Kush është Merso ?

Merso është hero i absurdit. Ai nuk ndihet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimtë. Strukturat me të cilat njerëzit i japin kuptim  jetës së tyre në përditshmëri ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Para gjyqit ai  thotë se nuk e di ç’është mëkati. Ai pranon krimin, por jo fajin.


Mbi  veprën

Vepra hedh ngjyra të ndryshme, duke prekur imazhin e protagonistit Merso me tërë  absurditetin e tij dhe jetën e shfrenuar që bën. Për të kuptuar këtë libër duhet të ndeshesh  me karakterin filozofik të Albert Kamyse.

Romani  “I Huaji” zë një vend  të veçantë në krijimtarinë letrare-filozofike të Kamysë.  Vepra është hartuar në një strukturë shumë çoroditëse dhe është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm që t’i perceptojë gjërat si interesante dhe të domosdoshme me një lloj ndjenjë prekëse, prandaj nuk është i aftë të kuptojë se ç’po ndodhte rreth tij. Kjo figurë është pikërisht Merso, protagonisti i këtij romani.


Karakteri  i Mersos

Merso përfaqëson njeriun absurd të Kamysë. Ai jeton në botën e absurditetit, në të cilën del në pah gremina qe e ndan atë nga shoqëria, idealet, mundësitë. Jeta dhe vdekja e tij janë kundërthënie të papajtueshme në raport ndaj rrethit shoqëror. Mersoja nuk është në gjendje të harmonizojë dëshirat dhe marrëdhëniet e tij me shoqërinë në të cilën jeton, sepse as bota nuk e pranon. Këtu e ka burimin e vetë ajo ndjenjë e thellë që e shoqëron si hije gjatë  gjithë jetës. Ai e ndjen veten si të huaj.

Sipas Albert Kamysë: “Njeriu i tillë mund të shpëtojë nga kjo botë absurde nëpërmjet revoltës dhe kryengritjes drejtuar kundër shoqërisë së kohës”. Ky botëkuptim i Kamysë manifestohet fuqishëm dhe del në pah në mënyrë të qartë sidomos nga fundi i këtij romani.


Disa shprehje dhe citime nga libri:

·        Ndonjëherë edhe nga banka e të akuzuarit është interesante të dëgjosh të flitet për  ty.

·        Të gjithë personat normalë, kanë dëshiruar të paktën një herë vdekjen e njerëzve  që duan.

·        Sipas tij, (priftit) drejtësia njerëzore nuk është asgjë ndërsa drejtësia hyjnore është  gjithçka. I bëra të kuptoj që mua ishte e para ajo që më kishte dënuar ama!

·        “Jo, nuk mund ta besoj. Jam i sigurt që të ka ndodhur të dëshirosh një jetë tjetër”. Po, iu përgjigja, më ka ndodhur, por kjo nuk kishte rëndësi më të madhe se dëshira për të qenë i pasur, apo për të notuar më shpejt apo për të pasur një gojë më të bukur.  Ishin të gjitha dëshira të së njëjtës rëndësi. Por ai më ndërpreu duke dashur të dinte si e shikoja unë këtë jetën tjetër. Atëherë i ulërita:  “Një jetë e cila do mund të më kujtojë këtë të vjetrën.”


Referenca:

1.      Nga  libri  “I Huaji” i Albert  Kamy.

2.      Wikipedia, informacione rreth  Albert  Kamy.


Nga: Enilda  Bulicka, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Filozofisë, lënda: Antropologji e Njeriut.


Ju mund të na dërgoni punimet tuaja në adresën info@portalishkollor.al


33,297 Lexime
2 vjet më parë