Antarktidë, 91 vullkanë të panjohur rrezikojnë masën akullnajore
Poshtë kapakut akullnajorë të Antarktidës, në pjesën perëndimore, janë identifikuar 91 vullkane të panjohur, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 138.
Poshtë kapakut akullnajorë të Antarktidës, në pjesën perëndimore, janë identifikuar 91 vullkane të panjohur, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 138.
Zbulimi u bë duke përdorur matjet satelitore, radar, magnetike dhe gravimetrike nga një grup shkencëtarësh në Universitetin e Edinburgut të udhëhequr nga Robert Bingham.
Vullkanet shtrihen në një linjë prej 3.500 kilometra, dhe shkojnë nën akull deri në 4 mijë metra, e nuk janë të dukshëm në sipërfaqe.
Në rast shpërthimi, edhe nëse llava nuk do të arrinte në sipërfaqe, do të sillte një rrezik të ri për qëndrueshmërinë e masës akullnajore, e cila është e kërcënuar edhe nga ngrohja globale.
Vullkanet e rinë kanë një lartësi nga 100 deri në 3.850 metra.
“Jemi habitur, nuk prisnim të gjenim një numër kaq të madh vullkanesh”, thotë profesor Bingham.
Meshkujt dhe femrat, situata të njëjta, sjellje të ndryshme
Harroni shpesh çfarë doni të thoni? Ja pse ju ndodh
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën