Art në katedër
Edicioni i dytë i ekspozitës "Arti në katedër", solli në vëmendjen e publikut 34 vepra nga mësues të shkollave artistike "Jordan Misja", Tiranë dhe "Jakov Xoxa", Fier.
Edicioni i dytë i ekspozitës "Arti në katedër", solli në vëmendjen e publikut 34 vepra nga mësues të shkollave artistike "Jordan Misja", Tiranë dhe "Jakov Xoxa", Fier.
Iniciuar nga shkolla "Jakov Xoxa", mbështetur nga Bashkia dhe Artgallery Fier, urojmë që bashkëpunime të tilla të jetësohen në vazhdimësi, për t' i dhënë një frymëmarrje të re edukimit përmes artit. Një ekspozitë me 34 vepra arti është hapur në Fier. Piktorë e skulptorë janë 34 mësues që me këto vepra dalin nga klasat dhe shfaqen në një tjetër dimension.
Në edicionin e dytë të ekspozitës “Arti në Katedër” vijnë piktura në vaj, akrilik, si dhe skulptura e punime qeramike. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në galerinë e arteve “Vilson Kilica” në Fier.
(Portali Shkollor)
"Të rrëfesh dhe të rrëfehesh", Ardian Vehbiu në Toronto, rrëfimi, kujtesa dhe e vërteta në Festivalin e Librit Shqip
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Flori Kasaj: Libri si mision personal dhe përgjegjësi publike