festat e fundvitit

Atmosferë festash, Kumbaro në Gjirokastër

Ministrja Kumbaro udhëtoi drejt Gjirokastrës për t’u dhënë pak ngrohtësi dhe dashuri fëmijëve. Jo vetëm prania e ministres, por edhe dhuratat që kishte përzgjedhur bënë që fëmijët të kalonin një ditë ndryshe.

Në prag të festave të fundivitit Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vizitoi Qendrën e fëmijëve pa prindër në Gjirokastër. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe vëmendje, mungesa e prindërve bëhet akoma më e ndjeshme në periudhën e festave.


Ministrja Kumbaro udhëtoi drejt Gjirokastrës për t’u dhënë pak ngrohtësi dhe dashuri këtyre fëmijëve. Jo vetëm prania e ministres por edhe dhuratat që kishte përzgjedhur bënë që fëmijët të kalonin një ditë ndryshe.

Pjesë e dhuratave të përzgjedhura ishin edhe libra për fëmijë nga Shtëpia Botuese Albas, si: “Më quajnë Musine Kokalari”, “Më quajnë Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Udhëtim në botën e pikturës shqiptare” etj.  


Çdo individ duhet të ndajë pjesë të kohës së tij me ata që e kanë jetën më të vështirë, për të dhënë më shumë dashuri dhe përkushtim.


Ministrja Kumbaro falenderoi edukatoret e qendres së trajtimit të fëmijëve autikë dhe drejtoreshën, për profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin me të cilin i trajtojnë fëmijët dhe mbështesin prindërit.


Dhuroni dashuri, bëjini këto festa të ngrohta dhe të magjishme!


(Portali Shkollor)

1,399 Lexime
6 vjet më parë