“Beactive”, performanca e veçantë e mësuesve dhe nxënësve të shkollës “Sulë Harri”, Elbasan
Mësues dhe nxënës të shkollës “Sulë Harri” Elbasan janë bërë bashkë duke performuar në kërcim një nga këngët hit të momentit me rastin e Javës Evropiane të Sportit “Beactive”. Në javën që lam pas sporti u konsiderua si veprimtari që bashkon komunitetet në mënyrë argëtuese e festive.
Java Evropiane e Sportit “Beactive” qe sapo lamë pas (23- 30 Shtator 2021) qe një prej iniciativave kryesore të Komisionit Evropian në fushën e sportit, nëpërmjet të cilës organizatat sportive, institucione të ndryshme, ekspertë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, mbështeten në zhvillimin e strategjive për rritjen e pjesëmarrjes në veprimtari fizike e sportive (dhe të lidhura me to), për të konsideruar sportin si veprimtari që bashkon komunitetet në mënyrë argëtuese e festive. Në kuadër të kësaj iniciative vjen dhe programi i BE “EuropeanWeekof Sport beyondBorders in the WesternBalkan”, i cili i kushtohet tërësisht vendeve të Ballkanit perëndimor, në kuadër të procesit të integrimit të tyre në BE.
Në këtë kuadër edhe shkolla “Sulë Harri” Elbasan ka organizuar gjatë një jave veprimtari fizike e sportive rekreative e argëtuese, ku njëri prej tyre tregohet edhe në videon e mëposhtme, ku mësues e nxënës të kësaj shkolle janë bërë bashkë duke performuar në kërcim një nga këngët hit të momentit, “Jerusalema”.
Në nivel shkolle, veprimtaritë e javës sportive u drejtuan nga mësuesit e departamentit të lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet. Në organizimin e tyre është sugjeruar përfshirja e të gjithë stafit mësimor-edukativ.
Mësuesit e këtij departamenti kanë hartuar një plan veprimtarish të dakordësuara dhe miratuara nga Drejtuesit e shkollës, të cilin duhet t’a përcillnin tek koordinatori i caktuar për këtë projekt pranë Zyrës Vendore Arsimore.
Modele të sugjeruara të veprimtarive kanë qenë këto:
- Lojëra lëvizore e tradicionale;
- Gara atletikore;
- Ndeshje sportive midis nxënësve, nxënësve dhe stafit të mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre, dhe midis vetë mësuesve;
- Vrapime dhe marshime në natyrë;
- Veprimtari sportive e rekreative në përshtatje me traditën e shkollës dhe mundësive që ofron natyra/mjedisi ku ndodhet shkolla (not, ski, tenis, pingpong, etj.);
- Shëtitje me biçikleta;
- Demonstrime të arteve marciale;
- Demonstrime të valleve popullore apo kërcimeve të rrymave muzikore bashkëkohore;
- Veprimtari arobie;
- Orë mësimi mbi edukimin shëndetësor (përfitimet nga veprimtaria fizike, të ushqyerit e shëndetshëm, sporti dhe komunitetit, sporti dhe mjedisi, etj.);
- Ekspozita pikture me tematikë nga veprimtari fizike e sportive; Etj.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Hockey, sporti dimëror
Sporti është jetë, pse fëmijët duhet të angazhohen që në vegjëli?
Orë mësimi e hapur me klasën e shtatë