PEDALIMI

Biçikleta, mjeti që ju ndihmon të ruani ekuilibrin e mendjes dhe trupit

Pedalimi ju ofron një jetë, mendje dhe një mjedis të shëndetshëm. Dhurojini vetes suaj vetëm 15 minuta pedalim në ditë dhe do të ndjeni shkarkimin e energjive negative.

Të gjithë e njohim dhe e shohim me endje turin e Francës. Bëhet fjalë për turin çiklistik. Miliona shikues e ndjekin me kërshëri dhe me shumë emocion të gjithë garimin. Çiklizmi është një ndër sported më popullore. Por, lind pyetja, kur ka lindur ky sport? 

 

Turet e para në çiklizëm kanë lindur në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Gara e parë e regjistruar çiklistike është zhvilluar në 31 maj 1868, në një shtrirje prej 1200 metra në parkun e Saint-Cloud pranë Parisit. Ajo u fitua nga James Moore, një anglez që jetonte në Francë. Garat e çiklizmit ne rruge janë ndarë në dy lloje: garat e një-ditore dhe garat me etapa.


Rrethi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe. Në çdo qytet rezervohej një pritje madhështore. Çiklisti i parë fitues është Jonuz Gjylbegu (1925) dhe i fundit është Ylber Sefa (2016). Sot Sefa është pjesë e një prej skuadrave më të mira belge në çiklizëm. Çiklisti ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare që në moshën 17-vjeçare, ndërsa fitore personale mban atë të vitit 2019 në kampionatin Ballkanik.


Shkodra është qyteti që e ka përqafuar më së shumti këtë ‘sport’. Njihet dhe si qyteti i biçikletave, dhe pedalimi është vërtet një kënaqësi! Falë banesave karakteristike, tre lumenjve që takohen me njëri tjetrin, Liqenit të Shkodrës apo pasurive të tjera kulturore që qyteti ofron, nuk mund të jeni në Shkodër e të mos keni tundimin për të lëvizur me biçikletë. 


Motivojini fëmijët tuaj të lëvizin sa më shumë me biçikletë, të ndjejnë kënaqësinë e të voziturit me të. Pedalimi ju ofron një jetë, mendje dhe një mjedis të shëndetshëm. Për më tepër është shumë ekonomik për portofolin. Dhurojini vetes suaj vetëm 15 minuta pedalim në ditë dhe do të ndjeni shkarkimin e energjive negative. Biçikleta ju ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të jetës! 



Përgatiti Parajsa Shtini

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

181 Lexime
1 muaj më parë