Vlerësimi

Botuesja Rita Petro: Virtuoziteti i rrëfimit të John Updike i sjellë mjeshtërisht në shqip nga Granit Zela

"LEPURI" i Updike - këmbëmbarë teksa i solli Çmimin Kombëtar të Letërsisë përkthyesit Granit Zela në bashkëpunim me shtëpinë tonë botuese ALBAS”, kështu është shprehur botuesja Rita Petro pas ceremonisë së rëndësishme për letërsinë shqiptare.

"LEPURI" i Updike - këmbëmbarë teksa i solli Çmimin Kombëtar të Letërsisë përkthyesit Granit Zela në bashkëpunim me shtëpinë tonë botuese ALBAS.


Rrallë, shumë rrallë ndodh të lexosh një virtuozitet rrëfimi e përshkrimi si ato të John Updike, kjo falë edhe shqipes së Granit Zelës, i cili e meritonte plotësisht këtë çmim. 


ALBAS ka sjellë dy tituj: "Lepur vrapo" dhe "Lepuri kthehet" me përkthim të Granit Zelës, i cili po vazhdon punën me dy titujt e tjerë.


Herri, Lepuri, heroi i kësaj tetralogjie të famshme, e bën John Updike një nga autorët më të rëndësishëm amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore dhe fitues të çmimit Pulitzer. 


Të ikësh, të ikësh me vrap, të shpëtosh nga muret e një jete të përditshme monotone...Të dëgjosh instinktet e t'i vidhesh arsyes...ta flakësh tutje përgjegjësinë e netëve kur seksi është detyrë e të mrekullohesh nga sinfonia që prodhon çdo organ i trupit që i jepet kënaqësisë. Nuk besoj se ndokush prej nesh nuk e ka provuar të paktën një herë në jetë këtë rebelim kundêr prangave të konvencioneve shoqërore... këtë bën Lepuri.


Heronjtë e Updike shpesh përjetojnë trazira personale dhe duhet t'u përgjigjen krizave që lidhen me fenë, detyrimet familjare dhe pabesinë martesore.


Ndaj bëjani dhuratë vetes këtë libër dhe dikujt që e doni shumë!


Libri "Lepur Vrapo" u redaktua nga Dorina Basha, arti grafik Eva Kukaleshi, kopertina Eldion Nevruzi.

Libri "Lepuri kthehet"  u redaktua nga Dorina Basha, arti grafik Eva Kukaleshi, kopertina, Semela Mero.


Nga Rita Petro 


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,242 Lexime
2 vjet më parë