Arti i mësimdhënies

Çfarë e bën një mësues madhështor?

Të gjitha studimet arrijnë në konkluzionin se faktori i vetëm dhe më i rëndësishëm që përcakton cilësinë e edukimit që merr fëmija është profesionalizmi i mësuesit të tij.

Të gjitha studimet arrijnë në konkluzionin se faktori i vetëm dhe më i rëndësishëm që përcakton cilësinë e edukimit që merr fëmija është profesionalizmi i mësuesit të tij.


Çfarë e bën një mësues madhështor? Mësimdhënia është një nga punët më të komplikuara sot. Kërkon njohuri të gjera të lëndëve, kurrikulave dhe standardeve; entuziazëm, një qëndrim të kujdesshëm dhe një dashuri për të mësuar; njohuri për teknikat e disiplinës dhe të klasës; një dëshirë për të bërë një ndryshim në jetën e të rinjve. Me të gjitha këto cilësi të kërkuara, nuk është çudi që është e vështirë të gjesh mësues të mëdhenj.


Mësuesit e mëdhenj vendosin pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit. Ata presin dhe besojnë që nxënësit mund dhe do të arrijnë në klasën e tyre. Kjo është e padiskutueshme!


Mësuesit e mëdhenj kanë objektiva të qarta dhe të shkruara. Mësimdhënësit efektiv kanë plane mësimi që u japin nxënësve një ide të qartë se çfarë është të mësuarit, cilat janë detyrat dhe cilat janë politikat e klasifikimit. Detyrat kanë qëllime mësimore dhe u japin nxënësve mundësi të mjaftueshme për të praktikuar aftësi të reja. Mësuesi është i qëndrueshëm në organizimin e punës në kohën e duhur.


Mësuesit e mëdhenj përgatiten dhe organizohen. Ata janë në klasat e tyre dhe që në fillim janë gati të mësojnë. Ata paraqesin mësimet në një mënyrë të qartë dhe të strukturuar. Klasat e tyre janë të organizuara.


Mësuesit e mëdhenj i angazhojnë nxënësit dhe i bëjnë ata të shikojnë çështjet në mënyra të ndryshme. Mësimdhënësit efektiv përdorin faktet si pikë fillestare, jo një pikë përfundimtare; ata pyesin "pse", hulumtojnë të gjitha drejtimet dhe i nxisin nxënësit të parashikojnë se çfarë do të ndodhë më pas. Ata shpesh bëjnë pyetje për të siguruar që nxënësit po ndjekin mësimin dhe po ecin me ritmin e tij. Përpiqen të angazhojnë të gjithë klasën dhe nuk lejojnë që disa nxënës të dominojnë. I mbajnë nxënësit të motivuar me qasje të ndryshme dhe të gjalla.


Mësuesit e mëdhenj krijojnë marrëdhënie të forta me nxënësit e tyre dhe tregojnë se kujdesen për to si njerëz. Ata janë të ngrohtë, të arritshëm, entuziastë dhe të kujdesshëm. Mësuesit me këto cilësi qëndrojnë pas mësimit në shkollë dhe janë në dispozicion të nxënësve e prindërve që kanë nevojë për ta. Përfshihen në komitete e aktivitete të gjera në shkollë dhe demonstrojnë përkushtim ndaj shkollës.


Mësuesit e mëdhenj janë mjeshtër të lëndës së tyre. Ata ekspozojnë ekspertizë në lëndët që mësojnë dhe shpenzojnë kohë duke vazhduar të fitojnë njohuri të reja në fushën e tyre. Ata paraqesin materialin në mënyrë entuziaste dhe nxisin nxënësit për të mësuar më shumë për veten e tyre.


Mësuesit e mëdhenj komunikojnë shpesh me prindërit. Ata arrijnë te prindërit përmes konferencave ose raporteve të shpeshta me shkrim që ju dërgojnë në shtëpi. Nuk ngurrojnë të marrin telefonin për të thirrur prindin nëse ata janë të shqetësuar për një nxënës. 


(Albina Hoxhaj; Portali Shkollor)

6,606 Lexime
5 vjet më parë