Përshkruani dhomën tuaj

Detyrë klase: Dhoma ime

Kjo është detyrë e një nxënëse në klasën e pestë të shkollës "9 Tetori" Sarandë. Detyra është vlerësuar maksimalisht nga mësuesja. Edhe ne i urojmë suksese Marisa Cuberit.

Data 11.10.2017


Detyrë klase: Dhoma ime


Dhoma ime nuk është vetëm për mua. E ndaj me gjyshen. S’më pëlqen kjo gjë, por nuk I vë rëndësi. Dhoma ime është shumë e qetë. Epo vetëm krevati im nuk ta jep atë ide. Duket sikur ka ardhur nga dimension tjetër. Ajo që me pëlqen te krevati im është se duket si një klloun në arenë. Ka kaq shumë ngjyra: të kuqe, portokalli, blu, të verdhë, të bardhë etj. Krevati, pra, skeleti i tij nuk ka shumë që është blerë. Gjithashtu edhe dysheku. 


Dollapi, i po që është i vjetër. Ka një figurë si gjysmë dru dhe është ngjyrë kafe të errët. Është vërtet i lartë. 


Nuk harrohet as komodina. Është një lëmsh me foto, vetëm me foto e ka sipërfaqen. Por edhe në rafte s’ka shumë rregullsi. Sipër saj është edhe një pasqyrë. Komodina ka edhe rrota. Duket më e vjetër se dollapi, por s’besoj se është. Ka edhe një sirtar të vogël të zi. S’ka ndonjë gjë të thuash për të përveçse është më i vjetër nga ç’duket.


Tani më mbetet të tregoj për karrigen që mban pellushët e fëmijërisë dhe për dritaret e mëdha që e ftojnë dritën brenda. Ja kjo është dhoma ime.

Detyra e nxënëses së klasës së pestë Marisa Cuberi, Shkolla "9 Tetori" Sarandë.


(Portali Shkollor)

30,605 Lexime
6 vjet më parë