AKTIVITETE MATEMATIKORE

Disa mënyra për t’i ndihmuar fëmijët që ta duan matematikën

Prindër, bashkëpunimi dhe mbështetja juaj për zhvillimin e njohurive dhe aftësive matematikore do të ndihmojë në përgatitjen e fëmijës tuaj për suksesin e ardhshëm në shkollë dhe jetë. Aktivitetet matematikore të mëposhtme do të bëjnë që fëmijët ta duan më shumë matematikën.

Ju e dini që “matematika është kudo” është e ngulitur në gjithçka që bëjmë. Në aktivitetet e përditshme duke luajtur dhe bashkëvepruar mund t´i familjarizoni fëmijët me konceptet e matematikës. Që nga vitet e para të jetës, fëmija juaj po mëson matematikë dhe po zhvillon interes për këtë temë përmes rutinave të përditshme dhe lojës. Prindër bashkëpunimi dhe mbështetja juaj për zhvillimin e njohurive dhe aftësive matematikore do të ndihmojë në përgatitjen e fëmijës tuaj për suksesin e ardhshëm në shkollë dhe jetë.          


1. Nusepashkët janë të preferuarat e fëmijëve. Ndërtoni bashkë me fëmijët tuaj nusepashkët , dhe në fund lejoni fëmijën të numërojë pikat mbi nusepashkë duke e lidhur sasinë e pikave me numrin përkatës.


2. Është veprimtaria ideale për ta përdorur në mbrëmje në formën e lojës me fëmijët, fëmijët ushtrojnë katër veprimet themelore aritmetike me ndihmën e tapave të shisheve.

3. Aftësitë e shkëlqyera motorike luajnë një rol të rëndësishm në zhvillimin dhe sukseset e fëmijës në shkollë. Fëmijët do e adhuronjë të zhvillojnë këto veprimtari në shtëpi me ndihmën tuaj për të përmirësuar aftësitë e tyre matematikore. 

4. Fëmijët mësojnë më mirë kur veprimtaria është e krijuar nga vetë ata. Me ndihmën e pipave (chenille stems) ndërtojmë këndet e ndryshëm dhe në fund emërtohen nga fëmijët.

5. Kur bëhet fjalë për mësimin e matematikës në shtëpi, thyesat janë një koncept i vështirë i matematikës dhe shumë fëmijë ´´luftojnë´´ me to. Veprimtaria e mëposhtme i jep mundësi fëmijës të gabojë dhe të korrigjoj derisa ta përvetësojë ushtrimin.

Përgatiti: Igla Xhangoli 


©Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

1,172 Lexime
3 muaj më parë