Promovimi i të lexuarit

Ditët e librit dhe kultura e leximit/ Botimet e reja dhe ofertat nga ALBAS

Dita Botërore e Librit kremtohet me aktivitete në kuadër të librit dhe të mirave të leximit. Albas ofron 25% ulje për librat për fëmijë e të rritur në librari dhe platformën online. Konkursi për goca dhe gra vijon të jetë i hapur deri në fund të muajit.

Çfarë përfitojmë nga leximi?


Lexuesi dhe libri përbëjnë një lidhje të shenjtë, formuese, terapeutike, medituese, ndihmuese, zhvilluese, intelektuale, emocionale, gazmore dhe harmonike. Leximi ndikon në reduktimin e stresit, në përmirësimin e gjumit, në zhvillimin gjuhësore, duke mundësuar një komunikim të heshtur me veten dhe botën përreth. Muaji Prill i dedikohet librit dhe shkrimtarëve që kanë lënë gjurmë me veprat e vyera. Dita Botërore e Librit kremtohet me aktivitete në kuadër të librit dhe të mirave të leximit. Albas ofron 25% ulje për librat për fëmijë e të rritur në librari dhe platformën online. Konkursi për goca dhe gra vijon të jetë i hapur deri në fund të muajit. 


Sa shëndetshëm duhet të lexojnë shqiptarët?


Diskutimet mbi dembelizmin e shoqërisë drejt informacioneve të shkurtra elektronike janë një faktor i vazhdueshëm i largimit nga bota e librit. Sami Frashri shkruante: Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata. Leximi ushqen edukatën dhe qytetarin, duke ndezur frymën e shëndetshme të kulturës së kërkuar.


Ku janë të përqendruar të rinjtë?


Poezitë dhe novelat janë kurdoherë të pëlqyera nga të rinjtë. Në panairin e mbajtur në nëntor të 2021, u pa një tendencë në shitjet e librave të autorëve të rinj shqiptar. Disa nga veprat ishin: “Bar Sahara” nga Dionis Prifti, “Tjetri/shqiptar” nga Ballsor Hoxha, “Të vdesësh nën diell” nga Ervin Nezha, “Pragu i Braktisjes” nga Andreas Dushi, “Të mjaftueshmëve me gjëra të vogla” nga Meti Disha, “Një histori ngritur mbi imazhe të prera” nga Adrian Zalla. Jo vetëm autorët e rinj shqiptar, por edhe vepra e shkrimtarëve dhe studiuesve të shumëpërfolur si Ardian Vehbiu “Castigat”, Gazmend Kapllani “Faqja e Fundit” dhe “I keqi i vetes”, Sylo Taraku “Ballkanizimi i Europës”. 


A lexojnë të vegjlit përralla para gjumit?


Librat për fëmijët janë më të preferuarit në tregun e librit. Vetitë e mira zhvillimore ndikojnë në krijimin e aftësive motorike, kreative dhe konjitive. Fëmija nuk duhet të zgjedhë mes lojërave elektronike apo përrallave para gjumit. Libri duhet të vijë i pari. Telefoni e mban fëmijën zgjuar dhe të varur pas lojërave, duke ndikuar në ulje të rendimentit të gjumit. Libri e ndihmon të formohet përmes historive dhe aventurave të ilustruara. Në Katalogun e botimeve për fëmijë, Albas ka libra për çdo moshë, duke filluar nga të vegjlit deri tek adoleshentët. 


Sa funksionon promovimi i kulturës së leximit në vendin tonë?


Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon takime letrare, aktivitete përkujtimore të shkrimtarëve të mëdhenj dhe aktivitetet me klubet e leximit në gjimnaze, duke i mëshuar rëndësisë së librave të letrave shqipe tek brezat e rinj. Konkurset letrare shërbejnë si mundësi për identifikimin e talenteve të reja. Më shumë se kurrë, shkrimtarët e rinj kanë mundësi të zbulojnë veprat e tyre novatore. Kujtojmë se konkursi i Albas vijon të mbetet i hapur deri në fund të muajit Prill. Çelja e panairit këtë fundjavë për librin akademik shkencor është një ftesë drejt dijes. 


Botimet e reja nga Albas:


  • Anila Kruti “Engjëlli Blu”, libër për fëmijë me ilustrime kushtuar autizmit.
  • Karlos Fuentes “Këngë të Verbrish”, me tregime befasuese nga letërsi meksikane.
  • Servantes “Don Kishoti i Manches”, me një përkthim të ri nga Bajram Karabolli.
  • Janis Ricos “Epitafi”, me poema prekëse mbi dashurinë dhe njeriun. 
  • Dy botimet e Mel Robbins, një risi që vjen për herë të parë. 


Burimi: https://albas.al/ 

Përgatiti: Xhoana Jaku


1,406 Lexime
2 vjet më parë