Nestor Jonuzi

Ekspozitë në Galerinë e Arteve në Sarandë

I njohur për fuqinë e koloritit ai sjell perëndimet origjinale. Përdorues i guximshëm i së verdhës, kafes, portokallisë, ngjyrës së purpurt dhe plumbit, Jonuzi qëndron emocionalisht i freskët duke e kërkuar formën përmes ngjyrave.

Mbizotërojnë koleksioni i imazheve bregdetare, por edhe portretet. Kështu vjen në Sarandë piktori Nestor Jonuzi. Ai ekspozon 40 vepra në Galerinë e Artit në Sarandë.


I njohur për fuqinë e koloritit ai sjell perëndimet origjinale. Përdorues i guximshëm i së verdhës, kafes, portokallisë, ngjyrës së purpurt dhe plumbit, Jonuzi qëndron emocionalisht i freskët duke e kërkuar formën përmes ngjyrave.


Kritikët vlerësojnë se piktura në vaj është e një stili origjinal tek i cili ndërhyhet vazhdimisht për ta pajisur me emocione të reja.


Veprat me përmasa të mëdha 2 x 1.70 m  kanë tërhequr vizitorë të shumtë në galeri, dhe kjo sipas drejtorit Lefter Ceko lidhet me kulmit e sezonit turistik.


I njohur edhe si piktor i Shkollës së Vlorës ka realizuar në pikturë shumë momente të lidhura me periudha historike që nga epoka e Skënderbeut, Pavarësia, Lufta e Dytë, ndërsa spikat për një radhë portretesh të figurave historike.

1,739 Lexime
6 vjet më parë