KAMPIONE NË PESHËNGRITJE

Enkileda Carja, kampionia në peshëngritje!

Enkileda Carja, vajza 10 vjeçare nga Elbasani vazhdon të na surprizojë dhe të korrë suksese në sportin e peshngritjes. Pasi u shpall dy herë kampione kombëtare, fitoi medaljen e artë në kampionatin kombëtar U20.

Pas suksesit si dy herë kampione në peshëngritje, Enkileda Carja nuk ndalet. Ajo sfidon veten, mendësinë dhe rrëmben trofet pa u ndalur.


Vajza 10 vjeçare, Enkileda Cerja, nxënëse në shkollën "Fadil Gurmani" në Elbasan shpallet sërish kampione. Ne 28.11.2018 ditën e flamurit në Tiranë u zhvillua kampionati kombëtar U20 në peshëngritje. Sportistja 10 vjeçare Enkileda Carja, që përfaqëson ekipin e Elbasanit vazhdon të spikasë dhe të rrëmbejë medaljet e arta në peshëngritje.


Enkileda është e shkathët dhe ka një karakter të fortë. Ka një lidhje të fortë me motrën e saj, që e shoqëron atë vazhdimisht në stërvitje. Motra, Marsela Carja është kampione si dhe sportistja më e mirë në U15. Enkileda filloi të ushtrohej çdo ditë. Mësoi teknikën e stileve të peshëngritjes dhe dëshmoi rritje dhe cilësi mjaft të mira sportive. Duke parë rritjen e saj, Eglantina Kalemi, trajnere ekipit të femrave në Elbasan, vendosi që Enkileda të merrte pjesë në garat kombëtare. Vendimi ishte i drejtë sepse 10-vjeçarja u shpall dy herë kampione kombëtare dhe u shpall sërish fituese në këtë kompeticion.

Enkileda është shembulli më i mirë i bashkëmoshatareve të saj, e cila ndjek hobet dhe pasionet, si dhe arrin rezultate maksimale, në peshëngritje, duke na premtuar një të ardhme të suksesshme në këtë sport, si dhe në shkollë, duke qenë një nxënëse me rezultate të larta.


Urojmë të dëgjojmë edhe shumë histori të tilla suksesi, të cilat kthhen në frymëzim për fëmijët, prindërit e mësuesit. Përmes sukseseve të tilla, si ai i Enkiledës, kushdo ndihet i motivuar. 




(Portali Shkollor)

1,827 Lexime
5 vjet më parë