Ermal Lala: Pak mbi romanin “Martesa e Stanishit”...
Sapo kam përfunduar së lexuari librin e Dashnor Kokonozi. E kam lexuar me një frymë...
Nga Ermal Lala, autor
Sapo kam përfunduar së lexuari librin e Dashnor Kokonozi. E kam lexuar me një frymë ndonëse me një ndërprerje për shkak të punëve dhe pushimeve të kaluara për festat e Nëntorit.
Një libër që rrëfen artistikisht historinë e një periudhe shumë të shkurtër të historisë. Rënien e kalasë së Shkodrës pas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në krye të librit përmendet Valeria, një pinjolle Orseolëve, nga një derë të fisshme në tregti që kërkohet nga Stanish Cërnojeviç. Ky së fundmi ka pësuar një fatkeqësi sepse sapo ka kaluar sëmundjen e murtajës dhe në vend të tij për të marrë nusen në Venecia, shkon Gjura Banovina së bashku me të atin e Stanishit. Valeria duke e marrë Gjurën për Stanishin, sigurisht i jepet atij. Në këtë rast kemi të bëjmë me një problem serioz dhe sapo vjehrri e zbulon këtë turp, jep urdhër që Gjura të ekzekutohet dhe të hidhet në detin Adriatik. Më vonë Valeria e kërkon më kot Gjurën por në vend të tij shfaqet Stanishi me fytyrën gjithë vraga dhe i thotë unë jam Stanishi.
Stanishi nuk ka vetëm martesën e palumtur, Stanishi ka gjithë jetën e palumtur që në fund pika kulmore arrin që ai të bëhet tradhtar i Shkodrës dhe të kalojë në anë të turqve. Jeta e Valerias pëson një kthesë dramatike duke e detyruar që pas rënies së Shkodrës, të mbyllet përfundimisht në një manastir në tokat ende të papushtuara dhe nën zotërimin e Venedikut (aludoj Kroaci ose Bosnjë). Shfaqja e kronikanit Martin Bardheci (këtu është e qartë që bëhet fjalë për Marin Barletin që shkroi kronikat e kohës për historinë legjendare të Skënderbeut) i lehtëson dhimbjen e humbjes për së gjalli të vajzës së tyre, prindërve Orseolo, falë rrëfimit të historisë së Valerias që qëndroi stoike deri në fund në rrethimin e kalasë së Shkodrës (Rozafës).
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Mjedisi, një thesar i çmuar që duhet ruajtur