28 Nëntori

Festa e Flamurit në SHMP “Abdyl Ramaj”

Selim Tahiri dhe Lumnije Bytyçi, mësimdhënës në SHMP “Abdyl Ramaj”, kanë realizuar disa aktivitete në shkollë për Ditën e Flamurit, ku të pranishëm ishin 500 nxënës.

Në shkollën “Abdyl Ramaj” në Shirokë, programi filloi me një valle, e cila ishte e përgatitur nga nxënëset e kësaj shkolle. Ato vallëzuan nën tingujt e këngës “Drenusha”.


Pas valles, programi vazhdoi me moderatorin i cili lexoi se çfarë ka shkruar për flamurin heroi Dedë Gjo Luli, udhëheqës i luftërave për çlirimin e territoreve shqiptare:


Nën hijen e këtij flamuri kullat tona do të rrojnë, e djepat do të përkunden, brezat do të shtohen e shekujt do të nusërojnë nën hijen e këtij flamuri, dhe nuk do të pranojmë kurrë që mbi këta shkrepa të valojë flamuri i huaj. Nën hijen e këtij flamuri jemi lindur dhe jemi rritur. Me këtë flamur do t’i bëjmë dasmat, e kullat tona nën hijen e këtij flamuri, shtatin do t’rrisin. Nën këtë flamur shkëmbinjtë e tokës mëmë e bëjnë grykën e pushkës sime më të gjerë se gryka e topave të knjazëve e krajlëve. Me këtë flamur do të pagëzojmë brezat e nën hijen e këtij flamuri, fëmijët do të bëhen burra, e me të do të prijë liria. Me të do të çajnë përpara, breznitë e shqiptarëve ndër mote, e me të gjithmonë do të vijë Shqipëria.


Dhe pastaj, vazhduan me një recital për Shqipërinë, që ngjalli emocione të forta atdhedashurie.        

Më pas, dy vajza kënduan këngën “Mora fjalë”.


Programi filloi me vallen e Drenushës dhe u mbyll me vallen e Malësisë.


Ky ishte programi i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Abdyl Ramaj”.



 Më poshtë gjeni foto të realizuara gjatë aktiviteteve. 



Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

2,308 Lexime
3 vjet më parë