Festivali 31 i këngës për fëmijë
Qendra kulurore e fëmijëve në bashkëpunim me bashkinë Gramsh kanë organizuar Festivalin e 31 të këngës për fëmijë. Kënga fituese titullohet “Planeti i fëmijëve”, e cila u këndua nga Ajsli Rrodhe.
Qendra kulurore e fëmijëve në bashkëpunim me bashkinë Gramsh kanë organizuar Festivalin e 31 të këngës për fëmijë. Këngët pjesmarrëse ishin katërmbëdhjetë. Ky aktivitet kulturor u zhvillua në kuadër të festës së 1 Qershorit. Ky aktivitet është tashmë një traditë në qytetin e Gramshit, duke i dhënë mjaft ngjyra dhe larmi kësaj dite.
Pjesmarrja e këtij viti ishte mjaft e lartë dhe të gjitha këngët pjesmarrëse morën duartrokitje dhe ishin mjaft të bukura. Secili prej tyre pati impakt pozitiv tek publiku. Por, sigurisht u ndanë edhe çmime. Kënga fituese titullohet “Planeti i fëmijëve” me muzikë nga Adrian Dërmyshi, teksti nga Leidi Shqiponja, orkestrim të Edmond Rrapit. Kjo këngë u këndua nga e talentuara Ajsli Rrodhe e ndjekur nga kori, sepse përveç këngëtaraëve të vegjël, në këtë aktivitet një vend mjaft të rëndësishëm zë kori, që shoqëron në çdo këngë fëmijët.
Aktivitete të tilla i japin qytetit të Gramshit gjallëri dhe motivojnë fëmijët të marrin pjesë. Festival pas festivali ky qytet ka demostruar se ka mjaft fëmijë të talentuar, të cilët e presin me dëshirë të madhe këtë aktivitet.
(Portali Shkollor)
“Vdekja e kukullës” nga Liza Brozi: Një univers gotik mes imagjinatës dhe errësirës
Libri, ky tempull i pavdekshëm, që komunikon në çdo kohë me lexuesin
“Bedri Dedja, gjithmonë për brezat e së ardhmes” – Aktiviteti në nderim të autorit dhe krijimtarisë së tij për fëmijë