TERAPIA MUZIKORE

Flet shkenca: Jo celular, jepuni fëmijëve një instrument muzikor për këto arsye

Terapia muzikore ndihmon në rritjen e humorit dhe përshpejton shërimin. Ja disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj.

Terapia muzikore ndihmon në rritjen e humorit dhe përshpejton shërimin. Përveç kësaj, mësimet e muzikës përshpejtojnë rimëkëmbejn e njerëzve që kanë pësuar një goditje. Ka gjithashtu dëshmi që tregojnë se trajnimi muzikor në fëmijëri i mbron njerëzit nga zhvillimi i çmendurisë në të ardhmen. Bright Side na tregon disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj:


Rrit koordinimin

Teksa luani një instrument muzikor, truri përkthen shënimet që i sheh në lëvizjet e dorës. Ky shkëmbim ndodh me shpejtësinë e ritmit të melodisë. Ky koordnim i leximit të muzikës dhe procesi i riprodhimit të saj shpejton reagimin e trurit dhe përmirëson funksionimin kognitiv.


Përmirëson dëgjimin

Mësimi i muzikës ndihmon në izolimin e tingujve individualë. Kjo është arsyeja pse muzikantët kanë një dëgjim kaq të mrekullueshëm. Shkencëtarët madje kanë zbuluar se, për muzikantët, është e lehtë të identifikohen tingujt dhe zërat e veçantë në një mjedis të zhurmshëm.


Heq stresin

Dëgjimi i muzikës ndihmon për të tërhequr vëmendjen nga një ditë stresuese. Fakti është se mocionet e përsëritura vënë në fokus një aktivitet pozitiv, i cili ndihmon në reduktimin e stresit. Mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të lehtësojë pagjumësinë dhe depresionin.


Ajo mpreh funksionimin e trurit

Luajtja e një instrumenti është një stërvitje e vërtetë e trurit. Muzikantët rrallë kanë probleme me kujtesën. Fakti është se duke luajtur muzikë ndihmon për të përmirësuar performancën mendore. Muzika gjithashtu mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe çmendurisë.



(Portali Shkollor)

3,744 Lexime
4 vjet më parë