URIM

Gëzuar leximtarë të vegjël!

Librat do t'i keni nesër armët më të sigurta për ta bërë jetën tuaj më të bukur dhe botën një vend më të mire. Gëzuar leximtarë të vegjël Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë nga ALBAS.

Gëzuar leximtarë të vegjël Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë. Lexoni, lexoni librat e shkrimtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe të shkrimtarëve tanë më të mirë. 


Bëjini miqtë tuaj më të ngushtë personazhet e mrekullueshëm si Pipin, Pinokun, Tom Sojerin, Lizën e botës së çudirave, Polianën, Piter Panin, Çufon, Kacamisrin, Gishton etj etj. 


Librat nuk do të lejojnë që fantazia, imagjinata, zgjuarësia dhe sinqeriteti juaj të vyshken me rritjen tuaj, siç ndodh shpesh me ne botën e të rriturve. Librat do t'i keni nesër armët më të sigurta për ta bërë jetën tuaj më të bukur dhe botën një vend më të mirë. 



Urim nga Drejtoresha e Shtëpisë Botuese ALBAS, Rita Petro!



(Portali Shkollor) 

1,884 Lexime
4 vjet më parë