Ide argëtuese për të kaluar sa më mirë qëndrimin në shtëpi
Për ta bërë qëndrimin në shtëpi sa më argëtues dhe të këndshëm, ekzistojnë shumëllojshmëri veprimtarish për t’i praktikuar në familjen tuaj. Mësuesja, Elena Spahollari propozon idetë me të bukura dhe më funksionalet për t’u zbatuar.
Qëndrimi në shtëpi mund të jetë argëtues, i mërzitshëm, monoton, i këndshëm, kjo është në dorën tonë. Për ta bërë qëndrimin në shtëpi sa më argëtues dhe të këndshëm, ekzistojnë shumëllojshmëri veprimtarish për t’i praktikuar në familjen tuaj. Tani është koha më e mirë për t’i vënë në funksion. Aktivitetet që përdorni ndihmojnë fëmijët tuaj të argëtohen në mënyrën më të mire. Ato do të zhvillojë tek ta afësitë e tyre vetjake duke nxjerrë në pah ato aftësi, ku ata janë më mirë.
Çdo lloj aktiviteti i përdorur i bën fëmijët të jenë aktiv e të kalojnë një ditë të mbushur plot me veprimtari. Për të ndihmuar prindërit dhe fëmijët në këto ditë të vështira, Elena Spahollari propozon disa ide vërtetë argëtuese.
-Rrëmbejani dominot gjyshërve tuaj për të kryer këtë veprimtari që duket vërtetë argëtuese. Kjo veprimtari përkon me vendosjen e dominove sipas figurave të dhëna. Ndërtohet shumë lehtë dhe mund të praktikohet nga fëmijët me kënaqësi. Gjithashtu i ndihmon ata në zhvillimin e aftësive të tyre.
-Metoda e mëposhtme ju ndihmon që fëmijët tuaj të luajnë me shkronjat e alfabetit. Shkronjat e alfabetit janë njohuritë bazë që i duhen fëmijëve për të krijuar fjalë apo fjali të ndryshme. Kjo metodë ndërtohet shumë lehtë mjafton të keni një pjatë plastike. Shkruani rreth saj shkronja të ndryshme, gjithashtu ndërtoni letra të vogla e në to shkruani shkronjat. Kërkoini fëmijëve që të vendosin rreth pjatës shkronjat përkatëse.
-Metoda e mëposhtme është e lehtë për t’u praktikuar nga fëmijët e parashkollorit. Një version ndryshe për të ndërtuar shtëpi të vogla, në mënyrën mjaft argëtuese. Mjafton që fëmija juaj të vendosi elementët sipas numrave që ka çdo çati. Regjistroheni si ide mbase ju duhet ndonjë ditë.
-Shpesh herë fëmijët e kanë të vështirë të mësojnë tabelën e shumëzimit, por me aktivitetin që propozoj ata do të kënaqen shumë duke e praktikuar atë. Ky aktivitet mund të jetë mënyra më e mirë e mund të shërbejë si lojë për fëmijët. Për të arritur në zgjidhjen e tij mjafton që të rrotullojnë rrethin e krijuar e të zgjidhin shumëzimin që ju ka rënë.
-Dominot përsëri mund t’ju shërbejnë për të argëtuar fëmijët tuaj në plot mënyra, mjafton që të keni plot ide e t’i vini ato në punë. Modeli, që sugjeroj më poshtë është mjaft interesant për të përvetësuar konceptin e thyesave tek fëmijët tuaj. Krijoni thyesa të ndryshme dhe kërkojini fëmijëve tuaj që të vendosin mbi to dominot përkatëse.
-Përemri është një pjesë e ligjëratës, që fëmijët e arsimit fillor duhet ta mësojnë sa më mire atë. Në këtë aktivitet janë vendosur 7 llojet e përemrit (përemrat pronor, përemrat e pacaktuar, përemrat vetor, përemrat lidhorë, përemrat dëftor, përemrat pyetës, përemrat vetëvetor) në gotat plastike dhe janë krijuar rrathë me llojet e përemrave. Kërkojini fëmijëve që të vendosi gotat plastike me përemrat përkatës.
-Metoda e mëposhtme kërkon që mbi thyesat e dhëna të vendosen rrathët e ndarë në pjesë të ndryshme. Ky aktivitet i ndihmon fëmijët të zhvillojnë konceptin e tyre mbi thyesat e të argëtohen me to.
-Lojërat logjike asnjëherë nuk duhet të mungojnë në veprimtaritë e bëra në shtëpi. Ato i ndihmojë fëmijët të zhvillojnë logjikën e tyre. Aktiviteti i sugjeruar më poshtë, me shkrepset mund të jetë shumë i njohur, por i ndihmon fëmijët vërtet. Krijoni barazime numerike dhe kërkojini fëmijës që të ndërtojë një tjetër duke i lëvizur shkrepset.
Përgatitur nga Elena Spahollari (Praktikante në arsimin fillor)
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Lojërat më të bukura të viteve ’90 që mund t’ua tregoni nxënësve apo fëmijëve tuaj