AKTIVITETE

Ide për të festuar natën e Vitit të Ri në shtëpi me fëmijët

Një nga gjërat më të mira të viteve të fundit është të kuptuarit se festimet më domethënëse janë ato të thjeshta me ata që duam më shumë. Nga kërcitjet e tullumbaceve deri te gatimet, zbuloni se çfarë të bëni për ta pritur vitin 2022 në mënyrën më festive dhe të paharrueshme.

1. Shpërtheni një tullumbace çdo orë


Ka diçka emocionuese në shpërthimin e balonave çdo orë, deri në mesnatë! Sigurisht, nuk keni pse të filloni që nga mëngjesi. Filloni në mesditë, filloni pas darkës, bëni shumë balona ose bëni vetëm disa. Një nga gjërat më të mira të këtij aktiviteti është se ai mund të përshtatet me moshat (dhe oraret e gjumit) e fëmijëve në familje. Përpara se të vendosni helium ose ajër në tullumbace shumëngjyrëshe, provoni t'i mbushni fillimisht me temina, konfeti ose shkëlqim dhe një copë letre me një aktivitet për atë orë të shkruar mbi të. 


2. Hapni qese të mbushura me ëmbëlsira dhe aktivitete


Për gjërat e mira që nuk futen në balona, zgjidhni qese të thjeshta letre të mbushura me ëmbëlsira dhe aktivitete, një për çdo orë të natës. Fëmijët mund të ndihmojnë në dekorimin e qeseve prej letre, por sigurohuni që të mbani një surprizë nga pjesa e brendshme. Qeset mund të mbushen me një sërë gjërash, p.sh. me një lojë të re për të luajtur ose libër për të lexuar, ushqime të veçanta për të ngrënë, apo edhe gjëra argëtuese si kapelë festive.


3. Krijoni


Kujt nuk i pëlqen të vishet për një rast të veçantë? Sidomos pas një viti jetese me pantallona sportive! Kaloni ditën duke punuar me fëmijët për të bërë veshje unike. Çfarëdo që të zgjidhni, bëjeni argëtuese dhe të paharrueshme për të shënuar fundin e këtij viti të çmendur. Vendosni në një kënd të vogël një aparat fotografik dhe trekëmbësh, ose dilni jashtë dhe krijoni një kabinë fotografike në stilin e festës në dhomën tuaj të ndenjjes dhe filloni të fotografoni.


4. Gatuani së bashku darkën e Vitit të Ri


Harroni rezervimet në një restorant të bukur për natën e Vitit të Ri. Në vend të kësaj, lërini fëmijët të ndihmojnë në kuzhinë. Mënyra më e mirë për t'i emocionuar fëmijët për gatimin është përgatitja e ushqimeve të tyre të preferuara, ndaj provoni t'i lini të vendosin menunë. (Është vetëm një natë, kështu që nëse nuk përfshihet asgjë e shëndetshme, është në rregull!) Fëmijët mund të ndihmojnë në përgatitjen e kokoshkave.

Burimi: Klikoni këtu

 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,896 Lexime
2 vjet më parë