KURIOZITETE

Ja cilat janë bibliotekat më të bukura në botë

Në këtë shkim ju prezantojmë me bibliotekat më të bukura në botë, si dhe më të vjetrat. Secila prej tyre përmban një stil arkitekturor dhe histori të veçantë.


Biblioteka e Aleksandrisë

Djegia e bibliotekës në Aleksandri konsiderohet në analet e historisë si një nga aktet më sakrifikuese kulturore të të gjitha kohërave. Por, megjithëse 700,000 tekstet që u humbën nuk mund të rikuperohen, në vitin 2002, Egjipti hapi një bibliotekë të re, duke e shndërruar atë në një qendër kulturore globale me dhurime nga e gjithë bota. 


Biblioteka e Vjetër, Dublin

Është një nga pikat e domosdoshme për t'u vizituar në Dublin. Rrethinat e Bibliotekës së Vjetër janë spektakolare, me Dhomën e gjatë të shekullit të 18-të (e gjatë 65m) ku qëndrojnë strehon 200,000 nga librat më të vjetër të bibliotekës.

Biblioteka Oxford

Biblioteka kryesore e Mbretërisë së Bashkuar, "Bod" është një nga më të vjetrat në Evropë. 12 milionë libra janë të shpërndarë nëpër ndërtesa të ndryshme të cilat i takojnë këtij korpusi 

Biblioteka "Rampur Raza"

Regjistruar si një monument kombëtar, Biblioteka e shekullit të 18-të Rampur Raza në Rampur, Uttar Pradesh, ka qenë një qendër energjetike e studimeve indo-islamike që nga themelimi i saj. Sundimtari Naëab Faizullah Khan, e ndërtoi atë në vitin1774. Koleksionin i librave është shtuar ndër vite por librat më të vjetër janë "dorëshkrimet dhe gjethet e palmave me mbishkrime ".

Biblioteka e Firences

Një bibliotekë në kryeqytetin e rilindjes së Italisë sigurisht që do jetë e jashtëzakonshme. U ndërtua në 1571dhe përmban koleksionin privat të dinastisë Medici, pasi u ndërtua nga kjo familje. Është familja më në zë e Firences, ajo që kontribuoi më shumë kulturalisht.  Kjo bibliotekë është plot dorëshkrime dhe tekste të hershme. 

Biblioteka e Austrisë (Vjenë)

Biblioteka më e madhe e Austrisë është ndër më spektakolaret, e hapur në 1723 si një bibliotekë mbretërore - një kombinim i jashtëzakonshëm i stilit barok dhe modelit tradicional të bibliotekës. Skulpturat e mermerit ndryshojnë midis rafteve, raftet e librave janë mbështetur nga kolonat jonike, tavanet dhe dyshemeje janë gjithashtu të po këtij stili.

(P.Shtini; Portali Shkollor)

1,762 Lexime
4 vjet më parë