Ja si mund të fitoni 2 mijë euro në muaj

23-vjeçari është i punësuar si shofer në një kompani dhe shpërndan mallra me makinë e tij. Jamal Afridi u ka propozuar biznesmenëve që të vënë reklamat e tyre në makinën e tij në këmbim të parave

Nëse keni dëshirë dhe vullnet për të arritur diçka ju mund ta bëni! Mjafton vetëm që të mendoheni dhe të gjeni një ide të mirë. Jamal Afridi është i riu 23-vjeçar i cili ka gjetur një mënyrë për të fituar para për të kryer studimet.

23-vjeçari është i punësuar si shofer në një kompani dhe shpërndan mallra me makinë e tij. Jamal Afridi u ka propozuar biznesmenëve që të vënë reklamat e tyre në makinën e tij në këmbim të parave.

Propozimit i janë bashkuar disa kompani dhe kanë vënë reklamat në makinën e 23-vjeçarit. Jamal Afridi bën qindra kilometra në ditë duke shpërndarë dërgesa.

Me këto para djaloshi 23-vjeçar paguan qiranë, taksat dhe derivatet, ndërsa pjesën tjetër e ruan për studime.

Nëse nuk keni para, por keni një makinë ndiqni edhe ju shembullin e tij.

1,934 Lexime
8 vjet më parë