Këto janë 10 qytetet më “jomiqësore” në botë

Ke pritur me javë e muaj për ditën në të cilën më në fund do të shkosh me pushime. Atë ditë nuk do të kesh më klientë të bezdisshëm, as kolegë e shefa stresantë mbi kokë; thjesht je bërë gati të shijosh relaksin

Ke pritur me javë e muaj për ditën në të cilën më në fund do të shkosh me pushime. Atë ditë nuk do të kesh më klientë të bezdisshëm, as kolegë e shefa stresantë mbi kokë; thjesht je bërë gati të shijosh relaksin. Por sapo ka marrë fund xhiroja e parë rreth destinacionit që ke ëndërruar, vjen zhgënjimi: Njerëzit aty ku ke shkuar, megjithëse një vend përrallor, nuk janë aspak miqësorë.

Në mënyrë që kjo të mos ju ndodhë, “Huffington Post” ka sjellë rezultatet e një sondazhi të revistës turistike “Condé Nast Traveler”, duke i renditur ato sipas vlerësimeve të publikut që mori pjesë në sondazh.

Në sondazhin në fjalë, revista donte të dinte nga lexuesit e saj, se cilat qytete kishin qenë ato të cilat atyre u kishin lënë përshtypjen se nuk ishin aq sa duhet miqësorë, ose se banorët e tyre ishin tepër të ftohtë e të pavëmendshëm ndaj turistëve e jo vetëm. E me siguri se renditja që do shihni, mund t’a lerë shumëkënd gojëhapur.

10. Nassau, Bahamas

Nassau është kryeqyteti i ishujve Bahamas dhe nga pamja duket sigurisht, një parajsë e vërtetë. Fatkeqësisht, disa nga lagjet e tij janë aq të pasigurta, saqë turistët atje mund të ndiheshin vërtet keq.

9. Monte Karlo, Monako

Shkëlqim, luks, pasuri e VIP-a. Duket shumë bukur vërtet, por mos u çudisni nëse çehrja juaj papritur mund të prishet. Për këtë arsye, Monte Karlo është edhe në vendin e nëntë të renditjes së kësaj liste.

8. Milano, Itali

Shumë premton, pak të jep. Kështu tha një tenor ndër anketuesit e pyetur nga redaksia e revistës. Përveç zonës rreth Katedrales së Milanos, qyteti nuk të ofron shumë. Meriton vendin e tetë.

7. Frankfurti mbi Majn, Gjermani

Frankfurti mbi Majn, falë lagjes së tij bankare, ngërthyer nga shumë qiellgërvishtës, ka marrë edhe nofkën “Mainhattan”. Por në sytë e shumë prej vizitorëve, qyteti duket ndryshe nga lagjja kult e Nju Jorkut. Ata thonë se është shumë i ftohtë e jomiqësor.

6. Pekini, Kina

Tmerrësisht i bukur, por edhe shumë i ndotur dhe me shumë trafik të dendur. Kështu e përshkruajnë turistët që e kanë vizituar kryeqytetin e Kinës.

5. Marseja, Franca

Qyteti në brigjet mesdhetare të Francës është aq i bukur sa të lë pa frymë. Por sidoqoftë, ai është i mbushur nga hajdutët e xhepave, të cilët ua bëjnë qëndrimin shumë të pakëndshëm shumë të huajve.

4. Parisi, Franca

I ngjashëm me Marsejën dhe shumë i ngjashëm me historinë e hajdutëve të xhepave. Por ajo çka e bën Parisin edhe më të pakëndshëm se sa Marseja në këtë aspekt, janë vetë banorët e tij hundëpërpjetë e arrogantë.

3. Moska, Rusia

Me gjithë Sheshin e Kuq, havjarin dhe Teatrin Bolshoi: Moska, për shkak të banorëve të saj, të cilët në pjesën më të madhe nuk flasin fare anglisht, duket se ka marrë shumë pikë negative te vizitorët pjesëmarrës në anketë.

2. Kanë, Francë

Një herë në vit atje takohen artistë e media për të kurorëzuar filmat më të mirë të vitit. Në këtë moment, qyteti vërtet përjeton një ndjesi tepër të bukur që i tërheq të gjithë. Por ajo çka ndodh gjatë pjesës së mbetur të vitit? Anketuesit thonë se është baras me asgjë. Për këtë arsye, vendi i dytë në listën e qyteteve më jomiqësore të botës

1. Johanesburgu, Afrika e Jugut

Nëse qyteti e meriton vërtet emrin që ka, ka shumë dyshim. Nëse edhe në sondazhin e radhës, Johanesburgu nuk dëshiron të renditet sërish në vendin e parë, Bashkia e qytetit duhet që të ulë urgjentisht në mënyrë drastike përqindjen e kriminalitetit. Pasi ajo është arsyeja kryesore përse ai e mban këtë vend në renditje.

636 Lexime
3 vjet më parë