Teknologjia dhe librat

Komuniteti virtual i librave nga të rinjtë, ide premtuese

Ideja e përdorimit të teknologjisë për të nxitur leximin e librave vjen si shenjë progresive në zhvillimin e adoleshentëve e të rinjve. Le të përdorim teknologjinë për të shpërndarë mesazhin: se librat janë trend i çdo kohe. Ky komunitet quhet BookTokers.


Të rinjtë si shembujt frymëzues


Përdorimi i platformave si Tik-Tok shërben pozitivisht për promovimin e librave për të rinjtë. Ideja e përdorimit të teknologjisë për të nxitur leximin e librave vjen si shenjë progresive në zhvillimin e adoleshentëve e të rinjve. E bukura e komunitetit të ndërtuar virtualish qëndron se librat rekomandohen nga të rinjtë për të rinjtë. Le të përdorim teknologjinë për të shpërndarë mesazhin: se librat janë trend i çdo kohe. Ky komunitet quhet BookTokers. 


Young është 22 vjeç dhe thotë: “Mendova se TikTok ishte qesharak vitin e kaluar para izolimit. Vërtet mendoja se ishte vetëm për 14-vjeçar, por BookTok është një komunitet kaq i bukur. Ata janë njerëz që pëlqejnë të njëjtat libra si unë, dhe unë mund të flas për librat që më pëlqejnë. Duket paksa magjike.”


Ndërtimi i një kulture drejt librit


Çfarë nisi si argëtim gjatë karantinës, u pëlqye ndjeshëm nga të rinjtë, të cilët u motivuan të ndanin librat e preferuar, citimet, poezitë dhe fragmentet më interesante. Platforma e TikTok u mundëson përdoruesve filtra dhe ilustrime digjitale fantastike, duke i ndërtuar historitë e librave në një tjetër stad. Me pak fjalë, të rinjtë jo vetëm lexojnë, por edhe i pasqyrojnë ngjarjet përmes muzikës, figurave dhe ilustrimeve.  

Për shumë të rinj, ku komunitet i lejon të shkëmbejnë njohuri në kohë reale, me persona që e duan dhe e vlerësojnë leximin. Librat e promovuar nuk i përkasin versionit elektronit e-book, përkundrazi, librat fizik promovohen si të duhurit për të krijuar një raport të ngushtë me historitë e treguara. 


Faktorët pozitiv të komunitetit virtual të librave janë:

  • Krijon marrëdhënie produktive komunikimi mes të rinjve. 
  • Shkëmbimi i eksperiencave, njohurive, shkrimeve, kritikave dhe argumenteve zhvilluese. 
  • Promovon rëndësinë e leximit në çdo fushë të jetës, duke i ndihmuar të rinjtë në shumë fusha të jetës.
  • Krijon një frymë të re, duke aneksuar varësinë pas rrjeteve sociale dhe rikthyer edhe një here tek librat.
  • Nxisin blerjen e librave, para lojërave elektronike. 


Leximi mposht paragjykimet e gabuara


Në të shkuarën, personat e dedikuar pas leximit të librave thirreshin nga shoqëria me emërtime të gabuara paragjykuese, si: krimb librash, i pasionuar letrash, të fiksuar pas leximit, me kohën mes reve. Me krijimin e një kulture të re, çdo kush mund të jetë ithtar i përzemërt i librave pa u gjykuar, pasi komuniteti është aty për mbështetje. Kjo afërsi mes të rinjve tregon një frymë të re qytetarie, me prirje drejt ndërtimit të virtyteve të shëndetshme. Leximi mposht paragjykimet e gabuara, duke i hapur rrugë mendësive të reja. Leximi mposht varësinë e tepruar nga lojërat virtuale. Shumë të rinj ndajnë eksperiencat e leximit si terapi dhe argëtim, duke u shkëputur nga tepria e lojërave elektronike. 


Sa nevojë ka Shqipëria për një kulturë aktive të librit?


Klubet e librit dhe aktivitetet e leximit janë të pranishme, duke ndërtuar mini-komunitetet të vogla. Megjithatë, platformat online i kapërcejnë kufizimet reale, në kohë dhe hapësirë. Në rrjete sociale kemi faqe me shprehje domethënëse nga librat apo autorët. Elementët që mungojnë janë kritikat e shëndetshme, mendimi ndryshe dhe idetë e reja mbi shkrimet. Çfarë mund të themi për rininë, kur historitë mbi komunizmin gëlojnë fort sot e kësaj dite?! Nevoja për tu dëgjuar dhe sjellë një kulturë më të hapur është jetike. Sot të rinjtë, preferojnë librat e guximshëm, poezitë e forta dhe shkrimet aktuale. Pika e referimit mbetet e tashmja. 


Ndërtoni një komunitet aktiv librash


Rrjetet sociale si Tik-Tok, Facebook, Instragram janë platforma të përshtatshme për krijimin e një komuniteti librash. Disa këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni janë: 

  • Shpërndani mendimet dhe kritikat tuaja mbi librat më të përzemërt. 
  • Eliminoni idetë negative se masa nuk do iu kuptojë. Në mesin tuaj do ketë gjithnjë një pakicë të interesuar bashkëmoshatarësh mbi bukurinë e leximit. 
  • Mendoni se mund të sillni ndryshim dhe të frymëzoni shumë të rinj të lexojnë histori argëtuese. 


“Nëse nuk ju pëlqen të lexoni, atëherë nuk keni gjetur librin e duhur.” – J.K Rowling 


Burimi: https://www.theguardian.com/books/2021/jun/25/the-rise-of-booktok-meet-the-teen-influencers-pushing-books-up-the-charts 


Përgatiti: Xhoana Jaku

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,024 Lexime
1 vit më parë