MËSOJMË PËRMES ARGËTIMIT

Le të mësojmë anatominë e trupit të njeriut përmes lojërave

Ndihmoni fëmijët të eksplorojnë mënyrën si funksionon trupi i njeriut falë disa aktiviteteve argëtuese. Kur vjen puna tek praktika, fëmijët kanë një aftësi të shkëlqyer për të mësuar shpejt.

Ndihmoni fëmijët të eksplorojnë mënyrën si funksionon trupi i njeriut falë disa aktiviteteve argëtuese. Kur vjen puna tek praktika, fëmijët kanë një aftësi të shkëlqyer për të mësuar shpejt. Ata preferojnë të studiojnë pa peshën e notave, niveleve, aftësive.  


Krijoni një model të anatamisë së trupit të njeriu, baraz me përmasat e trupit të fëmijës suaj

Krijoni një model të anatamisë së trupit të njeriu, baraz me përmasat e trupit të fëmijës suaj. Bëni një skicë të trupit të fëmijës dhe mbusheni me organe. 

 Lexoni libra për trupin e njeriut

Lexoni sa më shumë libra rreth anatomisë dhe ndërtimit të trupi të njeriut. Këta libra duhet të jenë përshtatje për fëmijë. Enciklopedia ime e parë, ose Trupi im nga Albas janë librat që ju rekomandojmë. 

Përdorni plastelinën

Skiconi trupin e njriut dhe mbusheni sipër me plastelinë. Këtë punë bëjeni bashkë me fëmijët tuaj. 

Krijoni një skelet me makarona

Shfrytëzoni në këtë rast makaronat e gjata dhe të shkurtra. Krijojeni sipas figurës më poshtë. 

Ndërtoni modelin e një dore me pipa

Për të demostruar mënyrën si është e ndërtuar një dorë, ju duhen pesë pipa të madhësive të ndryshme, ngjitëse dhe një fletë. Skiconi fillimisht dorën dhe ngjisni pipat. Përdorni gërshërët për të krijuar me anë të letrës formën e dorës. 

Zbuloni osmozën qelizore me vezë

Ky demonstrim përdor eksperimentin klasik të "vezës së zhveshur" për të demonstruar se si qelizat e gjakut përdorin osmozën për të thithur oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Zemra, motori i trupit tonë

Mësoni si zemra pompon gjak, për të kuptuar arsyen pse ky organ është më jetiku nga të gjithë organet e tjera. 

Vizatoni sistemin tretës tek një bluzë e bardhë

Fëmijët i kuptojnë më lehtë gjërat kur e dinë se çfarë ndodh brenda trupit të tyre. Ndaj merrni një bluzë të bardhë dhe vizatojeni. 

Krijoni një “kapele truri”

Është pafund magjepsëse të mësosh rreth pjesëve të ndryshme të trurit. Kjo është arsyeja pse fëmijët do t'i pëlqejnë këto kapele. 

Ndërtoni AND-në me karamele

ADN-ja është blloku ndërtues i jetës dhe gjendet në çdo pjesë të anatomisë sonë. Përdorni karamelet që fëmijët i konsumojnë aq shumë. 

Përgatiti Parajsa Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/anatomy-activities/


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,682 Lexime
1 vit më parë