FËMIJËT I DUAN AVENTURAT

Lejojeni imagjinatën të fluturojë larg duke shkruar histori aventureske

Stimujt për të shkruar histori aventureske, të cilat ne sjellim më poshtë, do të ndihmojnë fëmijët të shkruajnë një histori të shkurtër. Ky ushtrim do t’i ndihmojë ata të udhëtojnë në kohë, vende dhe periudha të ndryshme.

Vera është një kohë për aventura të gjalla, reale dhe të prekshme. Të shkruarit nxit fëmijët të shprehin imagjinatën e tyre. Ky ushtrim do t’i ndihmojë ata të udhëtojnë në kohë, vende, periudha të ndryshme, si dhe të takojnë njerëz nga e shkuara dhe e ardhmja. 


Stimujt për të shkruar histori aventureske, të cilat ne sjellim më poshtë, do të ndihmojnë fëmijët të shkruajnë një histori të shkurtër aventureske.


Temat më të mira për fëmijët janë ato të cilat tërheqin plotësisht vëmendjen e tyre, ndërsa krijojnë historinë.


 - Imagjinoni se mund të fluturoni. Bëji vetes pyetjen: Ku po shkon dhe çfarë do të bësh?

- Tregoni për kafshën tuaj të preferuar dhe aventurat e tij gjatë kohës që jeni në shkollë.

- Shkruaj një histori për robotin nga e ardhmja.

- Imagjinoni sikur zgjoheni si të rritur. Çfarë gjërash interesante po ju ndodhin?

-  Ju jeni në një pyll ku flasin pemët. Çfarë diskutuat me to?

- Imagjinoni se cilin vend në botë dëshironi të vizitoni. Si do të dukej ajo vizitë, çfarë po ndodh atje, doni të qëndroni përgjithmonë?

- Cili është ekipi juaj i preferuar sportiv? Imagjinoni sikur jeni pjesë e këtij ekipi. 

- Përshkruani çfarë po bën tani personazhi juaj i preferuar i kartonave.

-  Pyesni prindërit për aventurat e tyre të fëmijërisë. Përshkruajini ato.

- Imagjinoni të zvogëloheni aq shumë sa të mund të hipni sipër një milingone. 

 - Shkruaj një histori bazuar në fjalën "e mahnitshme".

- Shkruaj një histori për atë që ndodh në frigorifer kur dera e saj është e mbyllur.

- Ju keni ngecur në një tullumbace fluturuese. Si po e përjetoni uljen në tokë?

- Kërkoni nga prindërit një monedhë. Shkruaj një histori se si ju mori monedha.

- Çfarë ndodh kur shkolla mbyllet? A erdhën në jetë sfungjeri, shkumësat, stoli dhe karriget?

- Imagjinoni sikur ju jeni një detektiv privat. Çfarë po hulumtoni?



Përktheu: Parajsa Shtini

Burimi: journalbuddies.com

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,451 Lexime
4 vjet më parë