Australi

Liqeni i njelmët Amadeus

Liqeni Amadeus është i gjatë 180 km dhe i gjerë 10 km, ndërsa njihet si liqeni më i madh i njelmët në territoret veriore të Australisë.

Amadeus quhet liqeni i njelmët që gjendet në jugperëndim të territorit verior të Australisë, që ndryshe njihet si deponi gjigand e kripës, e krijuar nga bjeshkët e afërta para 500 milionë vjetësh.


Për shkak të thatësirave, ky liqen mbushet me ujë vetëm gjatë periudhave me shi, ndërkaq në shumicën e kohës aty mund të shihen vetëm shtresa të trasha të kripës.


Brenda liqenit të madh ndodhen me dhjetëra ishuj të vegjël nga rëra e kuqe, që e bëjnë peizazhin të duket si një pikturë abstrakte.


Ngjyra e bardhë dhe e kuqe e liqenit përshkohen nga nuancat e së gjelbrës nga bimët që arrijnë të mbijetojnë në këta ishuj ranor, përkundër pranisë së madhe të kripës, nxehtësisë dhe thatësirës.


Liqeni Amadeus është i gjatë 180 km dhe i gjerë 10 km, ndërsa njihet si liqeni më i madh i njelmët në territoret veriore të Australisë.


Ky liqen ka rreth 600 milionë tonë kripë, mirëpo nxjerrja e kripës nuk është treguar aspak praktike për shkak të largësisë së këtij vendi.

2,569 Lexime
7 vjet më parë