Lojë për fëmijë

"Loja me veshje"

"Loja me veshje” ndihmon fëmijët të eksplorojnë shpirtin aventurier të tyre. Ata mund të transformohen në çdo gjë që dëshirojnë, duke filluar nga piratët guximtarë e deri te mjekët e kujdesshëm.

Në vazhdim kemi sjellë disa pika se si mund ta realizoni këtë lojë me fëmijët tuaj dhe cili është impakti i kësaj loje.




Gjeni veshmbathjet e duhura

Kërkoni një kuti dhe mbusheni atë me rroba të vjetra, këpucë, kapele, shalle, rripa, çanta dhe bizhuteri. Lejojini fëmijët të zgjedhin vetë veshjet që ata duan t’i përdorin për t'u veshur si personazhet e tyre të preferuar.




Lërini fëmijët tuaj të bëjnë zgjedhjet

Lejojini ata të zhvillojnë veshjen dhe karakterin e tyre, ndërsa ju ndiqini udhëzimet e tyre. Kjo jo vetëm që do t'u japë fëmijëve tuaj një ndjenjë të kontrollit, por edhe ndihmon në promovimin e  kreativitetit dhe imagjinatës së tyre.




Gjejeni një pasqyrë 

Pas përfundimit të veshjes dhe imitimit të personazheve që fëmijët duan, ofrojuni një pasqyrë ku ata mund të shikojnë veten e tyre. Kjo gjë i jep fëmijës një ndjenjë të mirë dhe i ngjall kuriozitet.

Bashkohuni në lojë

Përpiquni të bashkëveproni me fëmijët tuaj gjatë lojës. Mund të ofroni komplimente për veshjen e tyre ose të sugjeroni ide për personazhe të reja që ata mund të provojnë.

Për shembull mund t’u thuani: “Ti dukesh si një kalorës rodeo me atë kapele. A mund ta provoj më pas?”.



Përshtatjuni atyre

Kujdesuni që lojërat të jenë të përshtatshme për moshën dhe aftësitë e fëmijëve tuaj. Fëmijët më të vegjël mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj për të veshur dhe hequr veshjet, ndërsa ata më të mëdhenj mund të preferojnë të kenë më shumë liri në zgjedhjet e tyre.



Inspirimi dhe kreativiteti

Inkurajojini fëmijët tuaj të shpikin histori për personazhet që kanë zgjedhur. Kjo mund të ndihmojë në zhvillimin e aftësive të tyre.

Lojërat me veshje janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve, pasi inkurajojnë kreativitetin e tyre, promovojnë bashkëveprimin familjar dhe ndihmojnë në zhvillimin e aftësive motorike të tyre. 


Përveç kësaj, ato ofrojnë një mënyrë të shkëlqyeshme për fëmijët për të shprehur imagjinatën dhe për të ndjekur udhëheqjen e tyre në lojë.



Burimi: Kliko këtu




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

346 Lexime
2 muaj më parë