ARGËTIM

Loja që mund të zhvilloni në klasë me ngjarje nga jeta

Orët argëtuese dhe shplodhëse janë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për shkarkimin e lodhjes së një jave të gjatë, të mbushur me shumë njohuri akademike. Ndaj, ju sjelim mënyra si të argëtoni, edukoni dhe zbavisni nxënësit tuaj.

Objektivat

- Të fusë prezantimet sipas këndvështrimit historik. 

- Të mësojnë të dëgjojnë dhe të njohin njëri-tjetrin. 


Mjete

- Nuk nevojiten. 


Koha

- Në varësi të madhësisë së klasës. 


Ecuria

- Kërko nga pjesëmarrësit që të punojnë në çifte. 

- Secili duhet të zgjedhë 3- 4 ngjarje të rëndësishme të jetës së vet, të cilat janë të rëndësishme për t’i ndarë me shokët/shoqet.

- Përvoja duhet të jetë nga fëmijëria. 

- Ndikimi i prindërve, kushërinjve, shokëve.

- Ngjarje kyçe, mbledhje, lexime librash, realizime, ose çfarëdo ngjarjesh të rëndësishme. 

- Fillo duke dhënë një shembull të një ngjarjeje të rëndësishme të jetës sate. 

- Nxënësit mund t’ia thonë ngjarjen e tyre të rëndësishme grupit. Kjo mund të bëhet në disa mënyra: drejtpërsëdrejti me grupin, nga prezantimet në çift ose në mënyrë vizive, duke ekspozuar ngjarjet e rëndësishme që t’i shohë i gjithë grupi. 

- Më pas këto ngjarje një përfaqësues i grupit duhet t'i rrëfejë, dhe nxënësit e grupeve të tjera duhet të gjejnë se cilit i përket. 


Qëllimi

Kjo është mënyra sesi nxënësit mund të njohin më mirë njëri-tjetrin. 



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

432 Lexime
2 javë më parë