Lojë me tullumbace për fëmijët e moshës mbi 6 vjeç
E zhurmshme, e furishme dhe shumë gazmore: kjo që ju sjellim sot është një lojë e thjeshtë, por që fëmijët do kënaqen dhe do luajnë të gëzuar për aq kohë sa mbeten tullumbace. Loja është e përshtatshme për fëmijët e moshës mbi 6 vjeç.
Argëtimi është shumë i rëndësishëm për fëmijët dhe në këtë kohë kur lojërat elektronike kanë “tërhequr” vëmendjen e fëmijëve është koha t’iu tregojmë lojëra të tjera zbavitëse. Lojëra të cilat nuk të shkëpusin nga bashkëmoshatarët por bëjnë të mundur që të argëtoheni të gjithë së bashku.
E zhurmshme, e furishme dhe shumë gazmore, kjo është një lojë e thjeshtë, fëmijët do kënaqen dhe do luajnë të gëzuar për aq kohë sa mbeten tullumbace. Kjo lojë është e përshtatshme për fëmijët e moshës mbi 6 vjeç.
Për të luajtur këtë lojë ju nevojiten: copa të vogla letre që të futen në tullumbace, tullumbace dhe disa çmime.
Përgatitja
Shënjoni disa nga copat e letrave në një mënyrë të dukshme që nënkupton fitimin e një çmimi. Ju duhet të vendosni të paktën një çmim për 10 tullumbace dhe 2-4 tullumbace për fëmijë. Palosni copat e letrave në mënyrë të tillë që keni mundësi t’i fusni brenda tullumbaceve para se t’i fryni ato dhe më pas mblidhni fëmijët së bashku.
Si të luajmë?
Kur ju të jepni sinjalin, fëmijët duhet të nxitojnë për të plasur tullumbacet dhe të shikojnë nëse letra brenda është e shënjuar apo jo. Tullumbacet mund të shpohen me duar dhe me këmbë. Nuk lejohen as dhëmbët dhe as ndonjë gjë tjetër e mprehtë për të shpërthyer tullumbacet
Shënim:
Duhet të keni parasysh se disa fëmijë nuk e pëlqejnë shumë zhurmën e tullumbaceve kur plasin, disa mund të tremben dhe mund të fillojnë të qajnë.
Loja është shumë argëtuese nëse ka një çmim të madh dhe dy ose tri më të vegjël.
(Portali Shkollor)
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni njerëzve të dashur për ditëlindje
Urimet më të bukura që mund t’i dërgoni mësimdhënësve tuaj për festën e Vitit të Ri
Rëndësia e lojërave