Lojëra

Lojëra për nxënësit duke respektuar distancën sociale

Të jesh mësues i profilizuar për edukimin fizik, e bën paksa të vështirë punën tuaj në këto kohë pandemie. Shumë prej jush mund ta kenë të vështirë mësimdhënien dhe planifikimin e aktiviteteve në një atmosferë të distancuar shoqërore. Ja disa lojëra që ju mund t'i zhvilloni në orën tuaj.

Në këto kohë të vështira pandemie që po jetojmë, nuk është më e këshillueshme të zhvilloni lojëra në grupe të mëdha por as të zhvilloni aktivitetet tipike të edukimit fizik, pasi për shkak të rregullave të reja, ju si mësues ashtu edhe nxënës duhet të zbatoni distancën fizike.


Artikulli ynë do t'ju vijë në ndihmë ju si mësues që të nxisni kreativitetin në kushtet e pandemisë, dhe të punoni fort me studentët tuaj në lidhje me aktivitetet mësimore për të respektuar distancën, pa vendosur kështu në rrezik jetën e nxënësve por as tuajin.

 

Lojëra në fushën e futbollit

 

Lojërat në fushën e futbollit janë argëtuese gjatë verës por edhe në këto ditë vjeshte. Gjithashtu janë fantastike për të siguruar distancën sociale mes nxënësve. Lojërat si vrima e misrit, kroket, hedhja eunazave, patkua, mini-golf, dhe klasike të tjera si këto nuk janë vetëm argëtuese, edhe nxit kreativitetin tek nxënësit.

Për shembull, me vrimë misri, ju mund siguroni distancë mes nxënësve prej gjashtë metra larg për të hedhur qesen e fasules në vrimë. Dhe secili student merr thasët e veta, pasi që secili lojtar të ketë marrë rathët e tyre. Një kurs mini-golfi është i shkëlqyeshëm, sepse studentët mbajnë të njëjtën pajisje në secilën vrimë, kështu që nuk ka ndërrim të pajisjeve. Plus, studentët mund të qëndrojnë lehtësisht gjashtë metra larg ndërsa luajnë. Në mini-golf, ju jeni duke i mësuar atyre goditjen me një gjuajtje. 

Karrige bingo

Kjo lojë është argëtues dhe nxënësit mund të luajnë së bashku ndërsa janë në hapësirën e tyre. Edhe pse është quajtur si karrige bingo, ju nuk keni nevojë ti vendosni secilin prej tyre në një karrige për të luajtur. Studentët mund të jenë në dysheme. 

Basketbolli

Mund të ndodhë që mund të mos keni pajisjet e duhura për të siguruar distancën e mjaftueshme, por nëse i nxisni nxënësit të luajnë basketboll, por gjithmonë jo në grup, por duke u mjaftuar me gjuajtjen kosh të secilit prej tyre.

Vendosini në radhë dhe me distancën e duhur, dhe lërini ata të shënojnë kosh.

Vallëzimi

Luaj lojën, ngrirja e vallëzimit. Vendosni muzikë, lërini nxënësit tuaj të vallëzojnë dhe në momentin që muzika do ndalet, studentët ngrijnë.

Shënoni hapësirën personale të gjithsecilit, me anë të një shiriti në dysheme ose me kone, dhe distanca do të jetë siç duhet. Argëtues, i thjeshtë për t’u bërë, ju mund ta përdorni këtë për të dhënë mësim në lidhje me rrahjet e zemrës, efektet e ushtrimeve dhe vallëzimin.

Gjetja e artikujve

Bëjini studentët të luajnë individualisht, në çifte të distancuar nga shoqëria, ose në grupe të vogla të distancuar nga shoqëria. Jepuni atyre tema të tilla si gjetja e artikujve super hero, sende shkollore dhe të ngjashme. Është ideale për ambientet e mbyllura dhe me organizim të duhur. 

Rrathë 

Kjo lojë është një lojë argëtuese që nxënësit mund ta bëjnë një nga një në një hapësirë ​​të madhe. Vendosini  nxënësit në njërën anë të zonës gjashtë metra larg njëri-tjetrit. Në mes, vendosni rrathët me ngjyra të ndryshme në tokë. Nxënësit duhet të shkojnë një nga një duke u përpjekur të kërcejnë ose të hidhen nga një vend në tjetrin për t'i prekur rathët. Nëse bien, ata duhet tëk thehen në fillim. Në këtë mënyrë i mësoni atyre aftësitë lëvizëse dhe modelete kërcimit.

Përgatitit: Marina Kërçeli

Burimi:https://www.ssww.com/blog/5-game-ideas-for-a-social-distance-activity-program/

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,390 Lexime
3 vjet më parë