Lojëra

Lojëra vjeshte për fëmijë

Falë lojërave fëmija mëson botën, përjeton ndjenja të ndryshme dhe përmes saj plotësohen nevojat dhe interesat e tij. Ndaj për t’jua thjeshtuar punën në këtë drejtim më poshtë ju paraqesim disa lojëra që mund t’i zhvilloni me fëmijët ose nxënësit tuaj në stinën e vjeshtës.

“Pulat dhe Gjeli” – në mes të një fushe të ndarë shëtit një “gjel” i kapërdisur. Në dy anët e kundërta të fushës janë pulat. Kur jep shenjë drejtuesi i lojës, pulat kalojnë në anën tjetër dhe ndërrojnë vendet, në qoftë se gjeli kap ndonjë pulë, ajo bëhet gjel, shkon në mes të fushës dhe loja nis nga fillimi. Nëse gjeli nuk kap asnjë pulë, loja vazhdon me gjelin e njëjtë.


“ Hëm?” – Lojtarët formojnë një rreth dhe qëndrojnë në këmbë. Një lojtari i lidhim sytë. Ai qëndron në qendër të rrethit. Kur jep shenjë drejtuesi , një lojtarë në hyn në rreth dhe i thotë fëmijës me sy të lidhur “Hëm?” Lojtari symbyllur duhet t’ia qëlloj kush është. Në qoftë se nuk ia qëllon, e përsërit. Po t’ia qëllojë, në rreth hyn lojtari, emiri i të cilit është qëlluar.


“Gjarpri” – Drejtuesi i lojës vë një litar të gjatë në tokë. Lojtarët rreshtohen pranë litarit me fytyrë nga litari. Lojtarët janë një metër larg njeri-tjetrit. Drejtuesi i lojës përkulet, kap litarin në një skaj, e përplas për tokë, kështu që litari merr formën e gjarprit. Lojtarët kapërcen gjarprin. Atë që e “ kafshon gjarpri” , del nga loja. Loja vazhdon deri sa të mbetet vetëm një lojtar fitues.


“Lojtari peng” – Lojtarët formojnë një rreth dhe kapën për dore “lojtari peng” qëndron në rreth dhe përpiqet të dal. Lojtarët e tjerë e pengojnë duke ulur krahët etj. Në qoftë se “lojtari peng” shpërthen rrethin nën krahët e lojtarëve, atëherë pas tij vrapon ai lojtar, në anën e djathtë të të cilit ka kaluar dhe e ndjek përreth. Në qoftë se nuk e kap dot para se “lojtari peng” të arrij në vendin e tij, ai lojtar bëhet “lojtari peng”.


“Bisht dreri” – Lojtarët qëndrojnë në rresht një pas një dhe kapin njëri-tjetrin në brez. Lojtari i parë është “koka e drerit”, kurse I fundit-“bishti i drerit”. “ Dreri” kërkon ta godet “bishtin”. Loja fillon. Kur mendon se po e godet koka-bishtin, bishti ikën. Koka do ta godet bishtin, por pjesa e mesme-trungu përpiqet t’i ndihmojë bishtit. Lojtari ndërrohen dhe gjithnjë kemi lojtar të tjerë “kokë” dhe “bisht”.


“Vrapim me fasule” – Dy ekipe bëjnë gara se cili do të bartë kokrra fasulesh nga një vend në një tjetër. Lojtarët pasojnë lugën nga dora në dorë prej të parit deri te i fundit. Fiton grupi që kryen detyrën i pari.


“Ndihmo shok”- Njëri nga lojtarët ndjek, të tjerët përpiqen të mos kapen. Sapo ndjekësi t’i afrohet ndonjë lojtari, ky i jep dorën një bashkëlojtari. Kur dy veta kapën për dore, ndjekësi duhet të kap lojtarët e lirë që nuk mbahen dorë për dore. Kapët vetëm ai që nuk gjen shokun të cilit mund ti zgjasë dorën me kohë.


“Puplat pezull” – Drejtuesi sjell disa pupla të lehta ose balona, të cilat fëmijët i fyejnë për të qëndruar ato pezull. Ai që e mban puplën më gjatë në ajër , fiton.


“Dhentë dhe ujku”- Gjithë lojtarët ecin këmbadoras. Dy-tre lojtarë janë “ujqër”, ecin këmbadoras dhe përpiqen të prekin ndonjë dele. Delen që prek ujku, shtrihet për tokë. Tri delet e fundit janë fituese.


“Topi i më të shpejtit”- Lojtarët formojnë një rreth, kapën dorë me dorë, me fytyrë jashtë dhe sillen për qark. Luajnë 10-14 lojtarë. Një lojtarë që qëndron në mes të rrethit ka një top dhe thërret: “një”. Të gjithë ndalën. Kur thotë: “dy”, kthehen me fytyrë nga qendra e rrethit. Kur lojtari i mesit thotë: “tre”, ai hedh topin lart dhe kush e kap hyn në mes.



Burimi: Koritnik, M. 2000 lojër/ dhe Art mësimi 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,239 Lexime
7 muaj më parë