Rëndësia e ekskursioneve

Mbresat e një ekskursioni/ Shkolla “Muharrem Veizi” Libonik, Maliq

U kthyem në shtëpitë tona me “bateri të plota” dhe humor të ripërtërirë për përpjekje të reja në arenën e shkollës. Do të na mbeten të paharruara lojërat në autobus, kërcimi ditë e natë, këngët dhe argëtimi i dlirë që përbën pjesë të kulturës që një shkollë me frymë dashurie na transmeton çdo ditë…!

Ekskursion një ditor!

Kishim kohë që prisnim këtë ditë. Të gjithë prisnim me padurim ekskursionin tonë të pranverës që do të na jepte një pushim nga ngarkesa e shkollës. Udhëtimi megjithëse plot me kthesa na impresionoi ndërsa admironim liqenin e Ohrit në sfond dhe blunë pa fund. 


Ndalesa jonë e parë në qytetin e Librazhdit ku ndodhet në juglindje të Shqipërisë.Kufizohet ne veri me rrethin Bulqizë, perëndim nga rrethi i Elbasanit; në jug nga rrethi i Gramshit; në juglindje nga rrethi i Pogradecit dhe në lindje nga Maqedonia. 

Dielli i ngrohtë shkëlqente aq shumë saqë bënte shëtitjen tonë edhe më çlodhëse. Pas kësaj, admiruam qytetin e Fierit, por aparati ynë fotografik ishte protagonist në ballkonin e Apolonisë i cili  është një qytet antik në Shqipëri; ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike, me vlera historike e kulturore...Pas një udhëtimi që të pret frymën ndërsa afronim retë që mbulonin malet e egra, pamja u bë edhe më magjepsëse. 

Përmes një peizazhi të gjelbëruar plot me pisha i përfunduam për drekë në qytetin e Lushnjës i cili shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë.

Destinacioni tjetër i yni ishte Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Është pa dyshim zona më e rëndësishme përgjatë zonës bregdetare të vendit dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe. Takohen një sërë habitatesh si: delta lumenjsh, laguna, duna ranore, bimësi psamofite, halofite, dhe hygrofite, pylli me pishë të butë dhe të egër dhe me prani të dëllinjës kokërrmadhe (Juniperus monocarpa).

Dhe tashmë erdhi koha e kthimit por serish me destinacion Elbasanin i cili është qytet në Shqipëri dhe njëkohësisht qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër. Elbasani është qyteti i tretë më i madh në Shqipëri por krah tij ndodhet dhe Fish City, nuk është thjeshtë historia e një qyteti, por është historia e një guximi që sfidon racionalen, të mundshmen, për të dëshmuar proverbin, sipas të cilit: "Ku ka vullnet, gjenden edhe rrugë". 

Ne të gjithëve, sot, na mahnit kjo bukuri qytet brenda qytetit! Tashmë po i afrohemi Pogradecit qytetit që ne njohim pak më mire, është qyteti turistik buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit. Një qytet “palcërisht shqiptar” – siç thotë Lasgushi i madh, është i bukur jo vetëm prej natyre, por është edhe një qytet i lashtë e me tradita të hershme kulturore, artistike. Pogradeci është qyteti i luleve, i verës, i peshkut të rrallë Koranit, që vështirë se gjendet tjetër kund, por edhe i mikpritjes. 

Dhe me ndalesa të ndërmjetme për të ngrënë dhe për t’u kënaqur u kthyem në shtëpitë tona me “bateri të plota” dhe humor të ripërtërirë për përpjekje të reja në arenën e shkollës. Do të na mbeten të paharruara lojërat në autobus, kërcimi ditë e natë, këngët dhe argëtimi i dlirë që përbën pjesë të kulturës që një shkollë me frymë dashurie na transmeton çdo ditë…!

Shkolla “Muharrem Veizi” Libonik, ZVAP Maliq

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

741 Lexime
3 javë më parë