Reflektim

Me ju dhe për ju mësues/e dhe nëna, gurëthemelet e shoqërisë sonë

Plot një vit më parë shpallëm “Marsi, muaji i mësuesve dhe nënave”, jo pse ditët e tyre duhen kufizuar brenda një muaji, por se gjallëria që sjellin të tilla festime duhet të jehojë për kohë të gjatë...

Plot një vit më parë shpallëm “Marsi, muaji i mësuesve dhe nënave”, jo pse ditët e tyre duhen kufizuar brenda një muaji, por se gjallëria që sjellin të tilla festime duhet të jehojë për kohë të gjatë. 


Me ju mësues/e mësuam germat e para…

Me ju lidhëm shkronjat e para…

Me ju formuluam fjalitë e para… 

Me ju ideuam mendimet e para… 

Me ju u përshëndetëm në fillimet e para të shkollës… 

Me ju u këshilluam në hapat e parë të shkollës… 

Me ju kuptuam normat e mirësjelljes në shkollë e në jetë… 

Me ju gjykuam ç’është e mirë dhe etike në jetë… 

Me ju kuptuam temat e larmishme lëndore…

Me ju u thelluam në domethëniet misterioze…

Me ju dalluam gjuhën e leximin, matematikën e fizikën, biologjinë e kiminë, historinë e gjeografinë…

Me ju perceptuam gramatikën e gjuhës sonë të vyer… 

Me ju u përpoqëm të kuptonim lirikën dhe epikën e vargjeve poetike…

Me ju u frymëzuam të reflektonim ndjenjat dhe mendimet tona… 

Me ju u përqendruam të kuptojmë logjikën e formulave të shkencave natyrore dhe ekzakte… 

Me ju u qartësuam për pikëpyetjet që mbartëm… 

Me ju qeshëm për çdo batutë dhe humor që buronte nga mendjet fëmijërore… 

Me ju krijuam qasje dhe pikëpamje domethënëse… 

Me ju ndërtuam bazat identitare të autoritetit tonë… 

Me ju u organizuam për sipërmarrje në shërbimin tonë dhe të shoqërisë… 

Me ju aspiruam për modele të denja që ndërtojnë elitën e shoqërisë… 

Me ju diskutuam për atë që vlen dhe nuk vlen… 

Me ju u konsultuam për detaje të paqartësuara më parë… 

Me ju u rritëm në rrugëtimin tonë të dijes, të punës dhe të jetës… 

Me ju u bëmë fitues të garave, trofeve… 

Me ju lindim çdo ditë me të tjera ndjesi e përjetime… 

Me ju u maturuam, u diplomuam dhe dolëm në jetë… 

Me ju… 


Me ju… nëna 


Me ju nëna u ushqyem me ngrohtësinë njerëzore…

Me ju dalluam hapat e parë të jetës… 

Me ju sollëm buzëqeshjen e parë foshnjore… 

Me ju kuptuam atë që na rrethonte… 

Me ju mësuam sjelljet e para në ambientet e ngrohta të folezës familjare e përtej… 

Me ju dalluam shijet dhe ngjyrat 

Me ju mësuam të ngriheshim pas rrëzimit e më pas të ecnim…

Me ju ushqyem mendjen dhe shpirtin… 

Me ju përthithëm aromat më të këndshme… 

Me ju lodruam në argëtimet tona… 

Me ju gëzuam në lumturitë tona… 

Me ju guxuam të ecnim përpara…

Me ju morëm frymëzimet e jetës… 

Me ju u siguruam se s’ishim vetëm… 

Me ju u forcuam në hapat e jetës… 

Me ju… 



E teksa jetës sonë i dhamë jetë bashkë me ju, obligohemi të kujdesemi për ju… 

Pasi çdo arritje e jona përbën një shëmbëlltyrë dhe krenari për ju… 

Ekzistenca juaj është thelbi dhe motivi i ekzistencës sonë!...



Nga Evans Drishti 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,163 Lexime
2 vjet më parë