“Flatrat e dijes”

Metoda e mësimit me projekt, e pasur dhe produktive

Në panairin "eTwinning sfidë dhe oportunitet për Qytetarinë Digjitale", që organizua nga MAS në Berat, "Flatrat e dijes" fituan çmimin e tretë. Falënderojmë MAS, që bëri të mundur përfshirjen e Shqipërisë prej tre vjetësh në platformën eTwinning.

Platforma eTwinning mbështetet në Kuadrin Europian të kompetencave kyçe, duke përdorur metodën e mësimit të bazuar në projekt. Metoda e mësimit, bazuar në projekt, është aq e pasur dhe produktive, saqë ajo zhvillon njëkohësisht disa kompetenca dhe, më e rëndësishmja, është sepse i lidh ato së bashku në kontekste domethënëse të jetës reale. 


Bashkëpunimi është në qendër të të gjitha projekteve eTwinning.


Përpos kësaj eTwinning është angazhuar dhe i kushton rëndësi edhe zhvillimit profesional të mësuesve, në mënyrë që ata të jenë të pajisur me kompetenca për të përballuar sfidat pedagogjike, që do të ndeshin në të ardhmen. 


eTwinning, mbështet të gjithë ata që janë inovatorë, punojnë me pasion dhe besojnë se puna bashkëpunuese e projektit sjell më të mirën për mësuesit, nxënësit, shkollën e shoqërinë tonë. 


Komuniteti eTwinning po zgjerohet çdo ditë e më shumë, mësuesit dhe nxënësit po punojnë së bashku, po mësojnë së bashku, për të ndërtuar vizionin e së ardhmes.


Sot eTwinning ka frymëzuar rreth 500000 mësues nga 36 shtete të Europës për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.


Në panairin "eTwinning sfidë dhe oportunitet për Qytetarinë Digjitale", që organizua nga MAS në Berat, "Flatrat e dijes" fituan çmimin e tretë. Falënderojmë MAS, që bëri të mundur përfshirjen e Shqipërisë prej tre vjetësh në platformën eTwinning. Ndihemi të privilegjuar që jemi bërë pjesë e familjes së madhe të eTwinning Albania dhe eTwinning Europe.

(Rovena Hoxha, Koordinatore eTwinning, shkolla “Flatrat e dijes”)

5,232 Lexime
6 vjet më parë